26 vite në SHBA, Gëzim Nika në paradën e shqiptarëve në New York: E dua Shqipërinë më shumë se jetën

26 vite në SHBA, Gëzim Nika në paradën e shqiptarëve në New York: E dua Shqipërinë më shumë se jetën

22:46, 29/06/2023
A+ Aa A-

Artistët dhe njëherësh çifti, Gëzim dhe Angjelina Nika kanë qenë pjesë e paradës së shqiptarëve në New York që u mbajt më 10 qershor.

Gëzim Nika plot me emocion thotë se e do Shqipërinë më shumë se jetën dhe se në këtë paradë, ndihet si në atdheun e tij, edhe pse e organizuar në mes të New Yorkut.

Angjelina Nika shprehet shumë entuziaste për organizimin dhe mbledhjen e shqiptarëve në një ditë speciale për atdheun e tyre në SHBA.

Angjelina e Gëzim Nika: Çdo vit vjen dhe më e madhe parada e shqiptarëve në New York. Kemi 26 vjet në Amerikë. Morëm të dy bashkë njëri-tjetrin e nuk jemi bërë pishman. E dua Shqipërinë më shumë se jetën. Valltarët e duan shumë vallet shqiptare.

Blendi Fevziu: A ka shumë valltarë?

Gëzim Nika: Këtë moment Angjelina ka 350 nxënës që i mëson çdo javë. Këngën e “Shotës” e mësojnë dhe ata.

Blendi Fevziu: Si ndihesh?

Gëzim Nika: Sot ndihem si në Shqipëri. Sot mendoj se ka qenë më shumë se 10 mijë veta.

Angjelina Nika: Vitin tjetër, bashkë me ndihmën tënde do ta bëjmë shumë më bukur. Nuk ka gjë më të bukur se sa t’i mbledhim të gjithë shqiptarët kudo që janë./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco