VIDEO-SYRI TV/ Konferenca për studimet letrare në proces, Paci: Pasurojnë historinë e letërsinë shqipe

16:32, 29/06/2023
A+ Aa A-

Instituti i Gjuhësisë dhe të Letërsisë organizoi konferencën shkencore “Studime letrare në proces. Perspektiva e qasje të reja zhvillimi" në ambientet e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ku studiuesit paraqitën risitë studimore në kumtesat e tyre.  

Nga SYRI TV

Akademia e Studimeve Albanologjike nëpërmjet Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërisë organizuan konferencën shkencore “Studime letrare në proces. Perspektiva e qasje të reja zhvillimi". Studimet e thelluara të profesorëve mbi vepra e autor, rrafshe të ndryshme vështrimi e qasje të reja estetike u paraqitën në kumtesat e tyre.

Drejtorja e Departamentit të Studimeve Letrare Evalda Paci u ndal te përmbajtja dhe rëndësia e organizimit, duke vlerësuar prurjet studimore.

Ajo që mëtohet të realizohet përmes konferencës sipas Drejtuesit të Institutit të Gjuhësisë, Artur Lama është komunikimi edhe me sistemin parauniversitar.

Kumtesa e studiuesit Fikret Ramadani ka për objekt të trajtojë autenticitetin dhe apokrifitetin e Rubairave në letërsinë shqipe në krahasim me dy përkthyesit, që kanë bërë përkthimin e Rubairave të Omer Kajamit, dallimet konceptuale, ontologjike, por edhe numerike. Studimi i tij sjell disa të dhëna të reja.

Sipas studiuesve bashkëpunimet mes Kosovës dhe Shqipërisë në lëmin e albanologjisë janë të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco