VIDEO-SYRI TV/ Dykohësia e skulpturës në Galerinë Zenit, Shabani: Njerëzit s’i ndan koha, po qëndrimet

11:10, 24/06/2023
A+ Aa A-

Një grup skulptorësh paraqitin përmes ekspozitës “Shfaqja e skulpturës” në galerinë Zenit punimet e tyre nëpër kohë. Sipas kuratorit Artan Shabani koha nuk i ndan njerëzit, por i bashkon, kurse artisti Benard Lekgegaj thotë se përmes punimeve shijuesit e artit do t’i rikthehen së shkuarës, që është lënë në harresë.

Nga SYRI TV

Ekspozita "Shfaqja e skulpturës" vjen si një udhëtim i gjatë që nis nga shekulli i shkuar e mbërrin deri në bashkëkohësi. Veprat e Arben Bajos, Adrian Çenes, Mumtaz Dhramit, Skënder Hysenit, Billy Mazrekut, Benard Lekgegaj e Helidon Xhixhës janë reflektime mbi marrëdhënien midis përmasave të brendshme e të jashtme, mbi bukurinë shpirtërore me fizionominë fizike të karaktereve individuale, kuruar nga Artan Shabani.

Përmes teknikës së llamarinës së bakrit të rrahur është realizuar punimi i skulptorit Benard Lekgegaj, që risjell në impaktin e spektatorit,  punët që bëheshin që në kohën e ilirëve ndikuar nga zona e Mirditës, vendlindja, nga ku janë gjetur dhe artefakte Ilire.

Ekspozita e çelur në Galerinë Zenit, mbështetur nga Instituti i Politikave të qëndrueshme Tiranë do të qëndrojë e hapur edhe përgjatë muajit korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco