‘In memoriam’ ndryshe për Petro Markon, e bija: Dashuria për mamanë e mbajti gjallë

20:28, 23/06/2023
A+ Aa A-

 

Shkrimtari i brezit të humbur Petro Marko u përkujtua në një aktivitet me figura të letrave shqipe e të afërm. Arianita Marko, e bija rrëfeu e emocionuar se në vitet e burgut, kur shkrimtari vuante dënimin, dashuria për Safon, të shoqen qe e vetmja arsye që e mbajti gjallë.

Syri Tv

Idealisti ëndërrimtar apo siç shpesh quhet shkrimtari i brezit të humbur Petro Marko është kujtuar nga figura të letrave shqipe e të afërm, më kuadër të vitit dedikuar jetës  e veprës së tij.

Në një rrëfim emocionues e bija e shkrimtarit Arianita Marko rikthehet pas në kohë, kur i ati vuante pas dyerve të burgut, ndërsa e vetmja shkëndijë në përmbylljen e çdo dite të errët ishte dashuria e pafundme për Safon, bashkëshorten. E bija dha gjithashtu lajmin e botimit të dorëshkrimeve të mbetura të shkrimtarit.

I ndaluari, i palëvruari për vite me radhë, Petro Markon në sytë e studiuesit Behar Gjoka e varrosën, mirëpo nuk mundën të zhbënin vlerën estetike të librave, që la pas një prej të cilëve profesori e mban në duar.  

Petro Markon e kujtoi edhe shkrimtarja Helena Kadare, që u shpreh e tronditur nga mendimet e atëhershme të njerëzve për autorin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco