Julian Deda mbyll kapitullin 15 vjeçar: Sot kisha frikë se mos e lëshoja veten

Julian Deda mbyll kapitullin 15 vjeçar: Sot kisha frikë se mos e lëshoja veten

18:33, 23/06/2023
A+ Aa A-

Aktori Julian Deda ka mbyllur sot një kapitull të jetës së tij. Prej 15 vitesh afër njëri-tjetrit, në një rrugë që nisi me Apartamentin 2xl dhe u mbyll nën logon e Klanifornias, për Jul Dedën, duket tepër e vështirë të mos jetë çdo ditë afër njerëzve që tashmë i quan ‘familje e dytë’.

Zyrtarisht, spektakli i humorit Klanifornia ka mbyllur dyert, dhe Deda, shkruan se sot, si kurrë më parë në 20 vite punë, rrugën për në Klanifornia e bëri i trishtuar.

‘’I dua te gjithe pa perjashtim, jane pjese e jetes sime dhe sigurisht pjesa me e rëndësishme e karrierës sime’’ shkruan Jul Deda ndër të tjera, teksa falënderon rrugëtarët që e shoqëruan në këto dy dekada.

POSTIMI: 

"Sot ishte hera e pare ne 20 vite karriere, qe shkova ne pune i merzitur, dola ne skene pa e patur fare mendjen aty. Si asnjehere ne jeten time, doja me shume ikja nga puna, se sa te rrija aty, sepse nuk me behej ti shihja koleget ne sy. Kisha frike se mos e leshoja veten, kisha shume frike. Sot xhiruam shfaqjen e fundit te Klanifornias. Nuk me merzit fakti qe s'do kete me Klanifornia, se çdo spektakel ka ciklin e vet. Me prek vetem ideja qe nuk do takohem me çdo dite, siç kam bere keto 15 vitet e fundit me familjen time te dyte, me koleget dhe bashkepunetoret e mi, me te cilet kemi ndare jo vetem skenen, por edhe gezimet dhe hallet e njeri-tjetrit, miqesine qe do jete e perjetshme dhe mbi te gjitha pasionin per profesionin. I dua te gjithe pa perjashtim, jane pjese e jetes sime dhe sigurisht pjesa me e rendesishme e karrieres sime. Prandaj, sot vetem ju dua t'ju falenderoj, meritoni gjithe duartrokitjen time te zemres. Ju uroj me gjithe shpirt, qe si ju dhe une bashke me ju, te jemi dinjitoz dhe te suksesshem kudo qe te shkojme, ne çdo projekt ne vazhdim. Eshte nder per çdo televizion te kete ne perberjen e tij djem e vajza te talentuar, siç jemi ne, Familja e Madhe e Apartamentit 2xL dhe Klanifornias. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco