'Te Teatri’, godina dhe trupa teatrale në libër, përmes optikës së gazetares Elsa Demo

18:02, 21/06/2023
A+ Aa A-

Teatri Kombëtar vjen përmes optikës së gazetares Elsa Demo. Historia 80-vjeçare e Kombëtarit, që pati fund tragjik sipas autores është një leksion i madh për politikën e shoqërinë shqiptare.

 

SYRI TV

Teatri Kombëtar, që prej tri vitesh i mungon publikut vjen përmes vështrimit të kujdesshëm të gazetares Elsa Demo.  Përmes botimit “Te Teatrit” lexuesi mëson për historinë 80- vjeçare të godinës, trupës teatrale, shndërrimet ndër vite e veprat  e ngjitura në skenë, deri në fundin e paralajmëruar të tempullit të fjalës, nga i cili kanë mbetur vetëm kujtimet.

Teatri bashkoi mijëra zemra. Goditja e solidariteti njerëzor që iu bashkua kauzës për mbrojtjen e tij reflektohet sot në kastin e publikut. Kombëtari është një leksion i madh shumërrafshësh për shoqërinë shqiptare e në veçanti për politikën.

Kopertina punuar nga Ergin Zaloshnja ndërton artistikisht me emrat e artistëve godinën e Teatrit Kombëtar, ndërsa vetë libri mbetet dëshmi e bashkimit të shoqërisë për vlerat e trashëgimisë kulturore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco