Duka Michael von Habsburg-Lothringen dhe Dukesha Christiana von Habsburg-Lothringen në Shqipëri, misioni i tyre 30 vjeçar

22:37, 20/06/2023
A+ Aa A-

Duka Michael von Habsburg-Lothringen dhe Dukesha Christiana von Habsburg-Lothringen të ftuar në 'A Show' në Syri Tv me Adi Krastën, treguan përshtypjet e para për Shqipërinë dhe arsyen pse gjenden këtu.

Për Dukën Michael von Habsburg-Lothringen këto orë të para në Shqipëri ishin mbreslënëse, teksa pohoi se ka lidhje të forta familjare me Shqipërinë ndonëse ky është udhëtimi i parë.

Udhëtimi ndodhi për shkak se kemi takuar njerëz të këndshëm që na kanë ftuar të vijmë, dhe në të njëjtën kohë kemi një program për të paraqitur që ka të bëjë me librat për shkollën, dhe të dyja këto arsye bashkë rezultuan në faktin se duhet të vinim dhe të preëznaotinim këto libra dhe në të njëjtën kohë dëshiroja të vija. Ne gjithmonë kemi dashur të vijmë dhe është udhëtimi jonë i parë në Shqipëri por kemi lidhje të forta me Shqipërinë, lidhje historike dhe është koha që të vinim. Kemi ardhur për një kohë të shkurtër por tani jemi këtu dhe jemi të mahnitur nga gjërat që kemi bërë në këto orë të pakta. Kemi 57 vite të martuar dhe gjithmonë ka qenë një histori dashurie, unë e admiroj bashkëshorten time se për këtë u deshën 5 vite që të përgatitet dhe nuk hoqi dorë.

Dukesha Christiana von Habsburg-Lothringen tregoi më shumë për projektin 30-vjeçar që ajo përfaqëson ku në fokus është figura e gruas dhe rëndësia e asaj. Për Dukeshën Christiana, edukimi në familje mbi figurën e gruas nuk është i mjaftueshëm kështu që ajo ndjeu nevojën për të futur në kurrikulën shkollore që e mëson këtë gjë, dhe ky është dhe misioni i saj në Shqipëri.

Ky project nisi se për 30 vite jam e përfshirë në punë me gratë dhe edukimin e grave të reja dhe ishte një thirrje për t'i sjellë gratë në atë që ato janë vërtetë , flasim për vlera të vërteta dhe për t'ju kujtuar sa të çmuara janë gratë dhe se cila është thirrja dhe misioni i tyre. Dhe për këtë kam folur në grupe grash që kemi në Austri dhe Hungari, dhe qeveria më kërkoi që të gjenim libra që do ndihmonin në shkolla dhe të edukonin për të njëjtat vlera që mezi gjenden tani në botë dhe janë humbur kudo. Për të thyer atë që prindërit ende në Hungari mësojnë dhe besojnë por duket se nuk mjafton duhet një lëndë në shkollë që t'i mësojë fëmijët të bëjnë të njëjtën gje. Kështu që shkova dhe gjeta një profesoreshë që jeton në Venezuelë dhe ajo e dinte këtë program kudo në botë dhe e bëri këtë libër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco