VIDEO-SYRI TV/ Dashuria dhe intriga te baleti 'Don Kishoti', Muçollari: Të kthen të ëndërrosh për dashurinë

16:25, 26/05/2023
A+ Aa A-

Në prag të premierës së baletit ‘Don Kishoti’, primablereina Adela Muçollari dhe balerini Dion Gjinika tregojnë të veçantën e pjesës dhe risitë, me të cilat ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas 25 vitesh.

Nga SYRI TV

‘Don Kishoti’ i Servantesit vjen me një frymë ndryshe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga trupa e balerinëve shqiptarë nën kujdesin e mjeshtrit Giuseppe Picone.

Një shkëndijë dashurie që flakëron zemrën e Kitrit për djaloshin berber, mërzit atin e saj që dëshiron martesën e bijës me pasanikun më të madh të qytetit. Nga ky moment merr rrjedh një histori plot emocione, intriga dhe dashuri. Në prag të premierës primabalerina Adela Muçollari tregon për personazhin e Kitrit zonjushës çapkëne që doemos dëshiron të dashurin e zemrës pranë Baziljon.

Interpretimi elegant i balerinit Dion Gjinika është binom i pandashëm në dy shpirtra afare të ngjashëm. Nga njëra anë Baziljo djali thellësisht i ndjeshëm e nga ana tjetër Matadori, që shfaqet si një djalë që i pëlqen aventurat e sfidat. Njëri prej roleve i ngjall nostalgjinë e 21 viteve më parë, kur e ka ngjitur në skenë.

Publiku do rrugëtojë me balerinët e me tingujt e muzikës në Spanjolle me një galeri figurash të realizuara mjeshtërisht, për të qenë sa më pranë origjinalit,  me mullinjtë e erës, gruan ‘perfekte’ të një idealisti dhe emocionet e dashurisë së vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco