VIDEO-SYRI TV/ Mihallaq Andrea rikthehet në Shqipëri, koncert me serenata në Korçë

VIDEO-SYRI TV/ Mihallaq Andrea rikthehet në Shqipëri, koncert me serenata në Korçë

16:00, 21/05/2023
A+ Aa A-

Mihallaq Andrea ka zgjedhur të rikthehet në muzikën shqiptare me hitet e tij, duke mbajtur një koncert me serenata në vendlindjen e tij, Korçën. Në koncertin e rikthimit pas shumë vitesh mungesë, Mihallaq Andrea ka sjellë disa nga hitet e tij më të bukura të cilat janë riorkestruar jo vetëm në kitarë por me orkestër.

Nga SYRI TV   

Pas shumë vitesh në mërgim, kantautori Mihallaq Andrea është rikthyer në vendlindje, ku ka mbajtur një koncert.

Në Korçën e tij të lindjes, Mihallaq Andrea ka zgjedhur të interpretojë këngë të riorkestruara, serenata të cilat kanë dhuruar shumë emocione te publiku korÇar.

Risi e këtij koncerti thotë Mihallaq Andrea është se serenatat mund të këndohen jo vetëm me kitara por edhe me një orkestër.

Këngëtari Redon Makashi   vlerëson rikthimin në skenë të kantautorit dhe krijuesit të shumë hiteve.

Mihallaq Andrea ka një karriere të pasur  muzikore si kantautor duke numëruar në repertorin mbi 500 tekste e këngë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco