SYRI TV/ Komedia 'Ëndrra ime, Rina' në Teatrin Kombëtar, Kureta: Publiku, i etur për vepra pa vulgaritet

14:27, 19/05/2023
A+ Aa A-

Komedia “Ëndrra ime, Rina” u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e autorit Pëllumb Kulla ngrihet mbi dramat e shoqërisë shqiptare, ndaj shfaqja përcjell mesazhe të forta për të mbrojtur familjen e shëndoshë e për të triumfuar dashuria.

Nga SYRI TV

"Ëndrra ime, Rina" komedia e autorit Pëllumb Kulla njohu dritën e skenës së Teatrit Kombëtar.

Vepra që prek me finesë dramat e përditshme të shoqërisë shqiptare ka si shtyllë kryesore dashurinë, prej së cilës largohet e afrohet çifti i Rina- Skënder.

Komedia klasike vjen në frymën e modernitetit, konceptuar nga regjisori Spiro Duni.

Një dashuri që i friket humbjes e që dëshiron konfirmim pas një 40-vjeçari lumturie.

Sipas aktorit Neritan Liçaj, në qendër mbetet familja e shëndoshë e triumfi i dashurisë.

Divorci si plagë që duhet luftuar, me këtë synim niset Vala, që dëshiron me doemos të ndjejë xixëllimat e dashurisë së prindërve, fill pas dy ndarjesh nga marrëdhëniet e saj:

Me vargje të përshpirtshme dashurie e me mesazhe të forta për jetën e realitetin, publiku do të mund të ndjekë komedinë që prej mbrëmjes së 19 majit në Teatrin Kombëtar e përgjatë gjithë muajit qershorit.

Gazetare: E. Xhemali

Operator: E. Noka

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco