Më 19 maj 1986, Franc Jozef Shtraus vizitoi për herë të dytë Shqipërinë

Më 19 maj 1986, Franc Jozef Shtraus vizitoi për herë të dytë Shqipërinë

08:49, 19/05/2023
A+ Aa A-

Më 19 maj 1986, kryeministri i Bavarisë, Franc Jozef Shtraus vizitoi për herë të dytë Shqipërinë.

Në fokus të vizitës zyrtarit të lartë gjerman ishte interesi për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës Federale Gjermane dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Sipas homologut të tij shqiptar, Adil Çarçanit, përpjekjet e kryera për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale nuk kishin qenë të mjaftueshme, njofton Drejtoria e Arkivave.

“Me rastin e këtij takimi dhe bisedimi me ju, unë do të doja të shkëmbenim mendime pikërisht për arritjen e asaj dëshire të përbashkët që ekziston për kapërcimin e ndonjë pengese, për të arritur në normalizimin e marrëdhënieve.”- është shprehur Çarçani.

Shtraus nga ana tjetër, parapëlqente bisedime më të drejtpërdrejta, me qëllim që kërkesat e Shqipërisë t’i përcilleshin qartazi Kancelarit Federal. “Edhe nga pala gjermane ekziston dëshira e ndershme për të hyrë në marrëdhënie kooperimi dhe të ndershme me njëri-tjetrin, veçse dëshiroj të më thuhet hapur se cila është sipas mendimit tuaj pengesa, për të cilën duhet punuar për ta kapërcyer.”

Termi “pengesë” i përdorur nga Çarçani ishte në fakt një aluzion për çështjen e njohjes së dëmeve të pësuara nga Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore, shlyerja e të cilave konsiderohej si “sadisfaksion moral” nga pala shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco