VIDEO-SYRI TV/ Dita Ndërkombëtare e Muzeut, Stamati flet për punën me 20 mijë objekte

16:59, 18/05/2023
A+ Aa A-

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve kimisti dhe restauratori Frederik Stamati, që ka kaluar më shumë se 20 mijë objekte në duar shpjegoi për SYRI TV, procesin e kalimit të sendeve me vlerë, në fazën e fundit, atë të ruajtjes në muze.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

Dita Ndërkombëtare e Muzeut shërben  si platformë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi rolin, që luajnë muzetë në zhvillimin e shoqërisë aktuale. Në kuadër të kësaj dite në Muzeun Historik Kombëtar u mbajt një tryezë, në të cilën u diskutua për qëndrueshmërinë e mirëqenien e tyre.

Në një intervistë për SYRI TV kimisti dhe restauratori Frederik Stamati, që ka kaluar më shumë se 20 mije objekte nëpër duar shpjegoi procesin, në të cilin kalojnë sendet me vlerë për të mbërritur në strehezën e fundit, ku ruhen në muze.

Sipas Stamatit është e udhës që brezat e rinj të njihen me fushën e muzeve e të historisë.

Edhe këtë vit synohet të forcohet dialogu e të sensibilizohen vizitorët për rëndësinë e njohjes së pasurisë muzeale e shkëmbimit kulturor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco