VIDEO-SYRI TV/ Përfundon Festivali i Filmit 'Idromeno', Shkodra qendër e kinematografisë shqiptare e botërore

VIDEO-SYRI TV/ Përfundon Festivali i Filmit 'Idromeno', Shkodra qendër e kinematografisë shqiptare e botërore

20:58, 13/05/2023
A+ Aa A-

Festivali ‘Idromeno’ përmbylli në Shkodër rrugëtimin një javor me ndarjen e çmimeve në kinemanë e qytetit. Juria vlerësoi prurjet më të mira të produksioneve filmike sipas kategorive. Organizatorët synojnë ta kthejnë në traditë festivalin e të mbështesin kineastët e rinj.

Nga SYRI TV

Maratona shtatë ditore e Festivalit të Filmit ‘Idromeno’ u finalizua në ambientet e kinemasë së Shkodrës, ku juria dhe organizatorët vlerësuan produksionet filmike. Tematikat qendrore të më shumë se 50 filmave të prezantuar përgjatë ditëve të festivalit ishin ngacmuar, që nga familja për të kulmuar me gjendjen e individit në kohët moderne.

‘Idromeno’ u çel me përshëndetjen e organizatores Sonela Pirani.

U vlerësua me çmimin regjisori më i mirë Setareh Eskandari për filmin ‘The soon of the moon’, kurse për karakteristikat më të mira të filmit, juria përzgjodhi filmin ‘ The kid’ të Norbert Pfaffenbichler.

‘El Mar Çeleste’ e Unai Leza fitoi garën mes filmave të shkurtër, ndërsa në kategorinë e studentëve për  produksionin më të mirë filmik të shkurtër fitoi ‘Carere patria’ i Joni Mithit.

Festivali i Filmit ‘Idromeno’ pati një kalendar të mbushur me aktivitete muzikore, ëorkshope, takime mes kritikëve e studiuesve. Synimi kryesor i festivalit që synon të kthehet në traditë është qasja e re ndaj produksioneve filmike e mbështjetja e kinastëve të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco