Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ 'Arturo UI' lufta për pushtetin, Rijani: Historia përsëritet çdo 50 vite

20:39, 13/05/2023
A+ Aa A-

Nga Egla Xhemalaj

Drama gjurmëlënëse e shekullit XX ‘Arturo Ui’, që ngjalli reagime nga regjimi diktatorial, për vënien në skenë në vitin 1971, rikthehet në Teatrin Kombëtar përmes një koncepti të ri modern, nën vështrimin regjisorial të Qëndrim Rijani.

Shfaqja, ngrihet mbi disa tematika qendrore, ndër të cilat dominon lufta për pushtet, e njeriut të etur që përdor çdo mjet për të realizuar qëllimin e tij, e që fatkeqësisht humbet instiktin  njerëzor. Drama hyn thellë në skutat e aktualitetit politik:  

Rrugëtimi i mbarë i shfaqjes dramatike në Maqedoninë e Veriut, zhveshja e realitetit nga shumëngjyrësia e dëshiruar e pushteteve, që delirojnë për objektivat e realizuara i çelin derën suksesit të shfaqjes edhe në Tiranë. Shtrirja në dy kohë i flet shumëkohësisë:

Kasti prej 40 aktorësh të jashtëzakonshëm, ka qenë në gatishmëri për të përqafuar çdo ide e çdo vështrim të ri të regjisorit.

Drama është një alegori e thellë që tregon se si Adolf Hitleri dhe Partia Nacional-Socialiste u ngjit drejt pushtetit në Gjermaninë e fundit të viteve ’20 të shekullit të kaluar, kurse dramaturgu Bertolt Breht mbeti zë krejt origjinal dhe antikonformist i teatrit të deriatëhershëm bashkëkohor gjerman. Ai ka qenë luftëtar i ‘formës së hapur’ artistike dhe kulturës së skenografisë së inskenuar.

Dinamizmi i veprimit, deri te karakteret që zhveshin maskat e politikanëve ndërlidhen mrekullisht edhe me përplasjet mes vendeve ballkanike e më tej.

Shfaqjes i përngjan një pasqyre, ku nga njëra anë jepen mesazhe të rëndësishme për njerëzit, të cilët duhet të hapin sytë për të kuptuar se kush e sundon botën, e se si i nënshtrohen pushteteve, ndërsa nga ana tjetër duket silueta e politikanëve dhe thirrja nën zë e autorit lexohet në kontekstin e të qenurit më të mirë, e të punuarit për popullin.

Regjisori ndalet edhe te momentet kulmore, që ndryshojnë rrjedhën e veprimeve dhe për rrjedhojë pritshmërinë e publikut për një skenë të caktuar.

Teatri dje, sot dhe nesër në optikën e regjisorit ka një portë shkëlqye, kurse e ardhmja sipas tij është premtuese.

Mungesën e dramave shqipe në teatrot shqiptare Qëndrimi e sheh si detyrim të regjisorëve, që të njohin dritën e skenës.

Regjisori zbulon dhe projektet e fundit. ‘Arturo Ui’ me një kast prej 40 aktorësh nga Maqedonia e Veriut do të vijojë rrugëtimin në skena të tjera teatrore e në festivale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco