Legjendat e figurat mitologjike në një ekspozitë, Mira Kuçuku: Unë e shoh qeramikën si grua

19:29, 29/04/2023
A+ Aa A-

Qeramika e Mira Kuçukut shndërron ambientet e Galerisë së Artit Tiranë, në një hapësirë ku mitologjia, legjendat e poezia marrin formë e shpirt, kurse figurë qëndrore mbetet gruaja me gjithë shumëngjyrësinë e saj. Një jetë dedikuar artit të qeramikës, artistja tregon me pasion si rrjedh natyrshëm procesi i punës deri në finalizimin e objektit, që i përngjan gjithherë gruas.

“Qeramika është një gërshetim e bukur e tokës, zjarrit, ujit dhe baltës. Çfarëdolloj balte vjen nga toka ka frymën dhe akërin, ka ngrohtësinë. Është vezulluese, është kapriçoze sepse nga pjekjet, nga mënyra e ngjyrimit ajo ka kapriçoot e saj, është tamam si një femër. Unë e shoh me atëë sy. Në një vazounë e shoh një portret ose një figurë femre sepse ka të bëjë me mëmësinë, ka të bëjë me tokën “ tha Kuçku.

E para ekspozitë personale e hapur në Shqipëri, ku artistja mbajti premtimin për mbesën.  Dëshira për të zhbiriluar në botën e qeramikës e kapërcen hera-herës portretin.

Kuçuku përdor teknikat japoneze, forca krijuese dhe origjinaliteti në dykohësi i japin përmasa të mëdha veprave të saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco