Më 9 prill 1961, ndërroi jetë në Paris, Ahmet Zogu

Më 9 prill 1961, ndërroi jetë në Paris, Ahmet Zogu

07:12, 10/04/2023
A+ Aa A-

Më 9 prill të vitit 1961, ndërroi jetë në Paris Ahmet Zogu

Mbreti i Shqiptarëve, Ahmet Muhtar Zogolli, i biri i Xhemal Pash Zogut dhe i Sadie Emin bej Toptanit, u lind më 8 tetor 1895. Mentorët e tij të parë qenë Dervish Hima, Sali Torra dhe Hafus Ismeti. Në moshën 7-vjeçare do të largohej nga vendi për të vijuar edukimin në Turqi, ku krahas liceut francez të Stambollit kreu kursin e oficerëve rezervë.

Në atdhe do të kthehej më 20 korrik 1912, në kohë për të kremtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Relativisht herët, do të niste rrugëtimin e tij në politikë në postin e ministrit të Brendshëm. Më 31 janar 1925, do të shpallej President i Republikës Shqiptare, ndërsa më 1 shtator 1928 do të mbërrinte në apogje të karrierës, duke drejtuar monarkinë shqiptare.

Me nisjen e pushtimit italian, u shpërngul nga atdheu për t’u vendosur fillimisht në Greqi, prej nga ku do të merrte udhë një kalvar mërgimi me ndalesën e fundme në Francë.

Në vlerësim të kontributit si shtetar, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u organizua një ceremoni zyrtare për kthimin e eshtrave të tij në atdhe, të cilat u vendosën në Mauzoleumin e familjes mbretërore. Gjithashtu, në këtë kuadër, u dekorua nga presidenti i Republikës me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco