Në prag të Pashkëve Opera sjell dy shfaqje, Voshtina: Pjesët kanë peshë artistike

18:43, 04/04/2023
A+ Aa A-

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të ngjisë në skenë  shfaqjet“Carmina Burana” dhe “Quatro pezzi sacri”. Pjesët vijnë në kaudër të bashkëpunimit të Operas me Filharmoninë e Kosovës, në prag të Pashkëve.

Në prag të Pashkës, kremtimit më të madh të kalendarit liturgjik të besimtarëve të krishterë  në skenën e Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit do të ngjiten shfaqjet “Carmina Burana: dhe “Quatro pezzi sacri”. Shfaqjet vijnë në kaudër të bashkëpunimit të Operas me Filharmoninë e Kosovës. Drejtuesja e institucionit Abigela Voshtina ndalet te rëndësia artistike e pjesëve.

“Nuk është hera e parë që vijnë por kësaj radhe vijnë me dy programe shumë  zgjedhur nga maestroja dhe pa të cilin këto vepra nuk do të kishin këtë peshë. Po flas për një peshë artistike” u shpreh Voshtina.

Maestro Jacopo Sipari thotë se shfaqjet kanë për qëllim të tregojnë marrëdhënien shpirtërore me Zotin.  

Të rinjtë do të  jenë e ardhmja e këtij teatri dhe muzikës shqiptare, kjo është kënaqësia më e madhe e drejtimit të këtij projekti. Kemi menduar për katolikët që në këtë javë pashkë të krijojmë si dy faqe të një fytyre sacro e profano, diçka që i afrohet Zotit. Dy momente të Vagnerit e gjithashtu pjesë nga Rahmaninov. Carmine burana e canti sacri janë dy projekte shume të mëdha, që bëhen gjithmonë e më rrallë e këto shfaqje e nderojnë këtë vend e këtë teatër.

Të pranishëm në konferencën ishin edhe Drejtori i Filharmonisë së Kosovës Baki Jashari dhe Drejtori i Orkestrës së Forcave të Armatosura, Arben Skënderi që u shprehën se duhet punuar për produksione dinjitoze për skenat shqiptare dhe ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco