SYRI TV/ Shuhet në moshën 77-vjeçare regjisori Kristaq Mitro, përfaqësues i Shqipërisë në botë

14:25, 03/04/2023
A+ Aa A-

Regjisori Kristaq Mitro ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Mitro ishte një nga regjisorët më gjurmëlënës të kinematografisë shqiptare e përfaqësues kryesor i artit shqiptar në arenën e artit botëror.

Nga SYRI TV

Arti në Shqipëri ka humbur një prej regjisorëve më të njohur shqiptarë.

Kristaq Mitro ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare. Regjisori vuante nga një sëmundje e rëndë e fill pasi iu nënshtrua një operacioni në Vjenë, ka mbyllur sytë duke lënë pas një dhimbje të pashtershme te familja, miqtë e kolegët.

Kristaq Mitro ishte një nga regjisorët më gjurmëlënës të kinematografisë shqiptare. Disa prej filmave të punuar nën vështrimin regjisorial të tij ishin: “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Duaje emrin tënd” , “Apasionata”, “Njeriu i mirë”, “Nusja dhe shtetrrethimi”. 

Mitro e shtriu kontributin e tij edhe në mësimdhënie si pedagog në Universitetin e Arteve.  Ai ishte “Artist i Merituar” dhe një prej ka përfaqësuesve kryesor të  artit shqiptar në arenën e artit botëror.

Gazetare: E. Xhemali

Montazhier: O. Demo,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco