SYRI TV/ Çelet në Gjirokastër ekspozita 'Shkronjat tona janë të arta' për 7 Marsin

14:14, 07/03/2023
A+ Aa A-

Çelet në Gjirokastër, ekspozita “Shkronjat tona janë të arta”. Kjo ekspozitë, tregon dokumente origjinale mbi rrugëtimin e arsimit shqip në vendin tonë.

Nga SYRI TV

Ekspozita arkivore “Shkronjat tona janë të arta” u çel në qytetin e Gjirokastrës, në kuadër të 7 Marsit dhe 115-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe “Liria” në qytetin e gurtë.

Ekspozita u organizua nga studiuesi  Niko Kotherja. Në këtë ekspozitë ai prezantoi  materiale origjinale  si botime të hershme të teksteve të para mësimore, revista të botuara  jashtë atdheut nga rilindas dhe figura të shquara të shkollës shqipe.

Ilir Luri, specialist i trashëgimisë, rrëfen hapat e hershëm të çeljes së shkollës së parë shqipe në Gjirokastër.

Kjo ekspozitë tërhoqi interesimin të intelektualëve, studiuesve, të rinjve dhe nxënësve në kuadër të Javës së Arsimit.

Image

Gazetar: A.Hoxha

Redaktor:J. Hoxhaj

Montazhier: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco