SYRI TV/ Libri ‘Parodistët e Vlorës’, autori: Detyrim ndaj artistëve të qytetit

20:25, 12/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari Ergys Alushi ka botuar librin “Parodistët e Vlorës”, për të kujtuar veprimtarinë artistike të figurave të njohura, që vijojnë të mbajnë gjallë traditën e imitimit satirik.

Syri tv

“Parodistët e Vlorës” , botimi i fundit i gazetarit Ergys Alushi ka mbledhur figurat më të njohura të kulturës së vendit, në një pëurim plot emocione. Puna për librin, e nisur para 6 vitesh, sipas autorit ishte detyrim personal, por edhe për artdashësit e qytetit.

Ndër faqe lexuesi do të njihet me jetën personale e artistike të parodistëve vlonjate, që kanë ushqyer breza të tërë me humor. Përgjatë aktivitetit Agron Hamo dhe Afrim Agalliu u shprehën:

Të emocionuara për takimin e mezipritur mes kolegësh, artistet Zyliha Miloti dhe Rita Lati vlerësuan veprimtarinë e parodistëve ndër vite.

Promovimi i librit u kthye në një festë magjiplote, për parodistët e Vlorës, që vijojnë të mbajnë gjallë traditën e imitimit satirik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco