Filmi mes dramave dhe dashurisë, Drilon Hoxha: ‘Ego’ për shqiptarët e gjithdijshëm

22:37, 09/02/2023
A+ Aa A-

Produksioni filmik “Ego” është prezantuar në kinema për publikun. Mes dramave dhe dashurisë, filmi bën thirrje për ndryshim për hir të ndjesive të forta që përligjin ekzistencën. Aktorët protagonistë Viktor Zhusti, Raimonda Bulku dhe Xhulia Musagalliu thonë se filmi i flet realitetit shqiptar.

Një jetë e vështirë e sporva të njëpasnjëshme, që ngacmojnë unin e heroit kryesor të filmit, Minos, i cili prek botën e ëndërruar.

Produksioni kinematografik “Ego”, me regjinë e skenarin e Drilon Hoxhës, kalon nëpër nota humori, ndërsa pigmentet dramatike integrohen bukur nëpër skena, deri në mbërritjen e flakëve të dashurisë që kushtëzohet nga mentaliteti familjarë. Mes pasionit dhe të papriturave, Drilon Hoxha sjell filmin që shtron pyetje të rëndësishme, për jetën e realitetin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco