VIDEO-SYRI TV/ Koncerti simfonik 'Not’te da Oscar', kryeveprat muzikore amerikane në skenën e TKOB

17:20, 10/01/2023
A+ Aa A-

Koncerti simfonik ‘Not’te  da Oscar’ do të risjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kryeveprat muzikore të kinemasë amerikane. Dirigjenti Giovanni Pompeo tha se puna me repertorin qe e vështirë, ndërsa instrumentistët u shprehën të emocionuar për interpretimet.

Nga SYRI TV

Mbrëmja dedikuar kolonave zanore të filmave të sagës ‘Star Wars’, ‘Harry Poter’, ‘Superman’, ‘Home Alone’ dhe ‘Pirates of the Caribbean’ do t’i rikthejë dashamirësit e Operas në kohët, kur me ëndje shihnin produksionet e parapëlqyera filmike.

Koncerti simfonik ‘Not’e  da Oscar’, dirigjuar nga Giovanni Pompeo, pritet të sjell frymën e kryeveprave muzikore të kinemasë amerikane, kurse repertori i vështirë rrit përgjegjësisë e instrumentistëve për një nivel të lartë interpretativ.  

‘Të dirigjosh një koncert simfonik me muzikat e filmave të kompozitorit Xhon Uilliams, është në po të njëjtin nivel vështirësie muzikore si edhe kompozitorët e mëdhenj të fundvitit 800.

Dhe vet, Xhon Uilliams ka dirigjuar muzikat e filmave në institucionet më të rëndësishme muzikore të Europës, siç është filarmonia e Berlinit, e Vjenës dhe Lo Skalës. E megjithatë, sa më tepër bënim prova muzikore aq më tepër kuptonim që ky repertor, që është një repertor tepër i vështirë dhe që puna, të cilën duhet ta bënim më të ishte e një niveli tjetër, e jam shumë i lumtur që orkestrantët arritën të rrisnin nivelin e tyre interpretativ’, tha dirigjenti Giovanni Pompeo.

Risi e këtij koncerti simfonik janë edhe instrumentistët e rinj të mbërritur nga Italia, të cilët kanë pozicione solistike të rëndësishme. E megjithë, vështirësitë e repertorit të përzgjedhur,ata ja dolën të përfshiheshin në të njëjtin nivel kualitativ me pjesën që interpretojnë dhe me artistët.

‘Nuk mund të themi gjë tjetër veçse e kemi nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ne, është një nder i jashtëzakonshëm, që të jemi në këtë teatër dhe të luajmë me orkestrën e TKOB. Jemi shumë të emocionuar që do të interpretojmë një repertor kaq të rëndësishëm të muzikës botërore’, është shprehur një nga studentët.

Sipas dirigjentit ajo që do të ndodhë në skenë e vendos teatrin e operas në të njëjtin nivel me teatrot e tjerë europianë, ndërsa premton një natë plot emocione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco