https://www.youtube.com/watch?v=SsbQOPkuv3Y

Alegoria me shoqërinë e piktorit Ilir Bala/ 'Ballo me maska’, zbulimi i cilësive njerëzore

17:00, 09/01/2023
A+ Aa A-

Ekspozita “Ballo me maska” e piktorit Ilir Bala përqëndrohet në përshkrimin ikonografik të figurës njerëzore. Artisti paraqet idenë e ndryshimit  të fytyrave me maska që shkrihen ne portrete, ashtu siç ndodh në shfaqjet teatrale. Përveç personazheve të çdoditshëm të shoqërisë shqiptare, piktori është ngacmuar edhe nga politikanët.  

Figura të portretizuara, si maskim i realitetit, tipare të shformuara deri në hiperbolizim të qenies, një alegori e ndjerë e piktorit Ilir Bala, për arketipat e çdo dite. Ata i hasim gjithkund në përditshmëri, ndërsa maska e vendosur në fytyrë fsheh shumë nga ato tipare, të cilat syri i lirë nuk i zhbirilon dot.

“Ballo me maska” na fton në një takim me cilësinë e vesin, të bardhën e të zezën, të drejtën e të përkundërtën, nga e cila nuk ka shpëtuar as vështrimi i piktorit mbi politikanët.

Artisti ka një liri gati fëmijënore, në të pikturuarin e zhurmës e kaosit urban. Për shpërfaqjen sa më të plotë të kësaj lirie, Bala thotë se Tirana duhet të ketë më tepër hapësira ekspozimi.

Piktori krijon imazhe vizuale, zbulon e njëherazi eksperimenton në krijimet, që ngrihen mbi temat e fragmentet e jetës së përditshme. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më dt 18 Janar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco