Fan Noli sot do të mbushte 141 vjeç

Fan Noli sot do të mbushte 141 vjeç

08:21, 06/01/2023
A+ Aa A-

Më 6 janar 1882, u lind një nga figurat më të rëndësishme të kombit, Fan S. Noli.

Rrugëtimi i tij jetësor iu kushtua në mënyrë të konsiderueshme veprimtarive të lidhura me politikën kombëtare. Megjithatë, Noli u angazhua gjallërisht edhe në lëmet e krijimtarisë letrare dhe të përkthimit.

Në këtë drejtim, nuk qe rastësore zgjedhja e tij për të përkthyer Don Kishotin e Mançës. “Në Shqipëri kjo vepër do të kuptohet më mirë se kudo gjetkë. Se atje tipat e bejlurçinës dhe të laros i gjejmë në çdo hap.”- arsyetonte Noli mbi zgjedhjen e tij. Siç rrëfente më tej në parathënien e librit, përmes këtij përkthimi po u dorëzonte shqiptarëve një vepër monumentale, të pavdekshme të kulturës botërore, i shtyrë nga kushtet sociale dhe politike të vendit asokohe.

Bashkëngjitur më poshtë, një foto e Nolit së bashku me disa të afërme, si edhe dokumenti i korrespondencës mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prefekturës së Durrësit, mbi ndalimin e shpërndarjes së librit “Don Kishoti i Mançës” në shqip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco