Më 3 janar 1941, filloi rindërtimi i Pallatit të Brigadave

Më 3 janar 1941, filloi rindërtimi i Pallatit të Brigadave

09:12, 03/01/2023
A+ Aa A-

Më 3 janar 1941, filloi rindërtimi i Pallatit të Brigadave.

Ndërtimi i kësaj godine pat nisur në vitin 1936 me kërkesë të Mbretit Zog I. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939-n, punimet u pezulluan.

Në vitin 1941, arkitektët italianë filluan ta rindërtonin dhe aty u vendos shtabi qendror i ushtrisë pushtuese. Në të njëjtin vit, në këtë pallat ka qendruar edhe mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Gjatë regjimit komunist, Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” dhe u shfrytëzua për pritje dhe ceremoni shtetërore. Duke filluar prej vitit 1992, emri zyrtar i këtij institucioni u bë “Pallati Presidencial”. Në këtë cilësi, strehon krerët e shtetit dhe është vendzhvillimi i festave dhe i ceremonive zyrtare.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco