Gazetari Xhemil Beharaj i SYRI TV vlerësohet me 'Çertifikatë Mirënjohjeje' nga Gazetarët Profesionistë të Fierit

Gazetari Xhemil Beharaj i SYRI TV vlerësohet me 'Çertifikatë Mirënjohjeje' nga Gazetarët Profesionistë të Fierit

10:35, 31/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Xhemil Beharaj, korrespondent i SYRI TV në Fier, është vlerësuar me “Çertifikatë Mirënjohjeje” në mbyllje të një viti pune, nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistëve të Fierit.

Në takimin e gazetarëve të Fierit, ku z. Beharaj iu bë ky nderim nga ana e kolegëve të tij nga mediat e tjera, atij iu dorëzua dëshmia me këtë motivacion: “Është një ndër gazetarët prezent në fushën e medias vizive në terren, duke u qëndruar pranë qytetarëve. I vlerësuar nga kolegët dhe bashkëpunëtorët. Respekton etikën e gazetarit dhe këmbëngulës në kërkim të së vërtetës. Shumë pranë publikut, duke u kthyer në një nga figurat më të dashura të teleshikuesve”.

Në ceremoni ishte i ftuar edhe Kryetari i Bashkisë së Fierit, z. Armando Subashi i PS-së, i cili me buzëqeshje ia dorëzoi vetë çmimin, Xhemil Beharajt - gazetarit që ndoshta më shumë se gjithkush tjetër e ka kritikuar punën e bashkisë së Fierit dhe në tërësi të të gjitha institucioneve.

Xhemili, i vlerësuar dhe i nderuar nga kolegët e tij, realisht ka marrë respektin e mijëra qytetarëve të Fierit dhe më gjerë, realitetin e jetës së të cilëve ka arritur ta pasqyrojë në 365 kronikat e tij të përditshme në SYRI TV, duke u përfshirë në problemet e tyre, në hallet, dhimbjet.

Le ta mbyllim këtë  vit me këtë lajm të bukur për gazetarin profesionist Xhemil Beharaj dhe me urimin “Sjellsh vetëm behar!” me kameran dhe mikrofonin tënd!/ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco