Më 28 dhjetor 1856 lindi Thomas Udru Uillson, presidenti i 28 i SHBA

Më 28 dhjetor 1856 lindi Thomas Udru Uillson, presidenti i 28 i SHBA

08:35, 28/12/2022
A+ Aa A-

Më 28 dhjetor 1856 lindi Thomas Udru Uillson (Thomas Woodrow Wilson), presidenti i njëzet e tetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për shqiptarët figura e Presidentit Uillson lidhet mirëfilli me njohjen ndërkombëtare të ekzistencës së shtetit shqiptar dhe të integritetit territorial të Shqipërisë.

Fjalët e tij “Albania ought to be independent” (“Shqipëria duhet të jetë e pavarur”) ishin thelbësore në njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar dhe në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Mes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror që lidhen me figurën e Presidentit Uillson veçojmë një letër të disa studentëve shqiptarë në Vjenë, të cilët kërkojnë mbështetjen e Presidentit në dobi të Shqipërisë. Letra mbyllet me këto fjalë: “Zotërië President!

Në qoftë se në vendimin e paqës nji komb lihet i pa njojtun edhe do të përdoret kaq pa-drejtësisht, a mundet kurrë n’atë anë të botës të sigurohet paqa? Shqipnia, sikundër Konferenca e Londonit e kufizoj, kurrë s’mundei të rronte, kishte farën e vdekjes në gjakun e saj që në lindien e vetë. Me këtë mënyrë, Zotërie, deri tash bota na ka përdorurar mizorisht, prandaj ngremë zërin tonë tek Ju, si mbrojtësi i njerëzimit, duke e ditur sigur se marria pjesë e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqien të drejtë e të ndershme të Zotërisë s’Uaj në Kongresin e Paqës, drejtësia do të përmbushet dhe shqiptarët duke pasur të drejtën e vetvotimit për formën e qeverimit të tyre do të kenë lejen, si një komb i lirë, të hyjn në Lidhien e Kombëve. [...]

Në emër të studentëve shqiptarë në Wien, të përvujtunit, Jan Basho, Remzi Baçe, H. Hifzi, Nush Bushati, Djevat Korça, Luigj Kakariqi, Gjovalin Gjiadri, Raku Buda, Fuad Aslan. Wien, Austrie, 15/12/918.”
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco