Shkodër, hapet salla e veshjeve liturgjike të ruajtura përgjatë dikaturës

17:19, 27/12/2022
A+ Aa A-

Në ambientet e pinakotekës “Lin Delija” pranë muzeut dioqezian të Shkodrës është hapur salla e re e veshjeve liturgjike të ruajtura përgjatë viteve të diktaturës. Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i dioqezës Shkodër – Pult vlerëson këtë ekspozimin e veshjeve si dëshmi, për të mësuar më tepër rreth besimit e  kishës katolike në komunizmit.

Dy kuratorët e pinakotekës “Lin Delija” Luigj Mila dhe padre Luigi Aloisi tregojnë për rëndësinë që kanë këto veshje dhe kontributin që dha Lin Delija pas largimit nga Shqipëria.

“Galeria “Lin Delija” tashmë është një realitet. Në pjesën e parë janë të vendosura pikturat  kishtare. Salla “B” janë pikturat e persekutimit. “Lin Delija” pati kohë që ta provonte komunizmin deri ne vitin 1949, kur dhe u largua nga Shqipëria. Kurse salla “C” e cila është me vizatime dhe është më e qeshur” u shpreh muratori Luigja Mila.

Në këtë sallë që është konceptuar e ndarë në tre pjesë, janë të ekspozuara veshje të ndryshme, nga të cilat bien në sy edhe pianeta liturgjike të cilën mbante veshur Dom simon Jubani në kremtimin e meshës së parë në varrezat e Rrmajit.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco