VIDEO-SYRI TV/ 'Humbje e madhe për artin shkodran', homazhe tek 'Migjeni' për Enver Hysenin

16:05, 30/10/2022
A+ Aa A-

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur shkodran Enver Hyseni, i cili u shua në moshën 71-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Miq e kolegët kanë bërë homazhe në ndër të Hysenit në Teatrin Migjeni, ku kanë vlerësuar figurën e tij dhe e kanë cilësuar një humbje të madhe për teatrin largimin nga jeta të 71-vjeçarit.

Nga SYRI TV

Të afërm miq, shokë dhe kolegë kanë bërë homazhe për ndër të aktorit Enver Hyseni, ne teatrin Migjeni të Shkodrës, ku ai luajti numrin më të madh të roleve të tij. Për koleget ndarja nga jeta e Hysenit në moshën 71-vjeçare është një humbje e dhimbshme, pasi për ta nuk ishte vetëm koleg por edhe një këshillues i mire

Enver Hyseni ose siç i thërrisnin ndryshe ‘Dome’ pati një karrierë 40 vjeçare, ku luajti më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Ai Punoi me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh.

Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Enver Hysenin ka spikatur në të shkuarën në dramat ‘Baca e Gjetjave’, ‘Çështja e Blertës’, apo edhe tek filmi televiziv ‘Flaka e maleve’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco