VIDEO-SYRI TV/ 'Vallja e Yjeve' ringjall Lasgush Poradecin, e bija: Festivali tregon që vlerat nuk vdesin

13:57, 29/07/2022
A+ Aa A-

Festivali “Vallja e Yjeve” në Pogradec ka përkujtuar lirikun e dashurisë Lasgush Poradecin, përmes vargjeve të poezisë, muzikës klasike dhe rrëfimeve të së bijës. E emocionuar, Marie Gusho u shpreh se organizmi tregon që vlerat s’shuhen.  

Nga Syri TV

“Se s’dashuroja as unë as ti, po dashuronte dashurija

Një dashuri një fshehtësi, më e fshehtë se fshehtësia.”

Vargjet e lirikut të dashurisë Lasgush Poradeci dhe muzika klasike i dhanë mbrëmjes në Pogradec ngjyra magjie.

“Vallja e Yjeve” përkujton përmes tingujve dhe poezisë së përshpirtshme, frymën e re që solli Lasgush Poradeci në letrat shqipe.

Për pianisten Dhurata Lazo, që çeli natën e parë të festivalit, vargjet, qetësia mbi liqen, zhurma e qytetit dhurojnë një shumësi ndjenjash e ëndërrimesh.

Krahas poezive dhe muzikës klasike, netëve të festivalit do t’i bashkohen tingujt e zërat e polifonisë. “Vallja e yjeve” synon të kthehet në traditë, ndërsa qëllimi kryesori i festivalit është kujtesa ndaj të bukurës estetike e shpirtërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco