Si sot, më 28 korrik 1914, filloi Lufta I Botërore.

Si sot, më 28 korrik 1914, filloi Lufta I Botërore.

11:48, 28/07/2022
A+ Aa A-

Më 28 korrik 1914, filloi Lufta I Botërore.

Lufta pati pikënisje vrasjen e Arqidukës austro-hungarez, Franz Ferdinand nga dora e serbo-boshnjakut, Gavril Princip, pjesëtar i rrjetit “Dora e Zezë”, njofton Drejtoria e arkivave. Bota u nda në zona të militarizuara. Ballkani dhe Europa u përfshinë në luftë, e cila do t'i kushtonte jetën rreth 9 milion viktimave në përfundimin e luftës.

Kjo luftë do të sillte edhe ndarjen e territoreve dhe rikrijimin e shtetkombeve të dala nga shpërbërjet e perandorive të mëdha.

Shqipëria, edhe pse nuk u përfshi drejtëpërdrejt në luftë, në territorin e saj ndodhën shumë luftime. Pas mbarimit të kësaj lufte, një pjesë e madhe e popullatës u bë pjesë e shkëmbimit jo të drejtë duke i etiketuar ata si popullatë myslimane dhe joshqiptare. Si rezultat, ata u dëbuan nën shënimin "turq".

Pas mbarimit të luftës, Shqipëria fillon të lobojë fort në arenën diplomatike për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e saj nga padrejtësitë e ndodhura shpeshherë në konturimin e hapësirave botërore.

Më poshtë, ballina e gazetës "The Washington Post", që hapet me një kryeartikull që flet mbi nisjen e luftimeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco