Katër vjet nga vdekja e simbolit të rezistencës, Adem Demaçit

Katër vjet nga vdekja e simbolit të rezistencës, Adem Demaçit

09:26, 26/07/2022
A+ Aa A-

Përkujtohet sot 4-vjetori i ndarjes nga jeta të simbolit të rezistencës kombëtare shqiptare Adem Demaçi.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua, ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.

Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Nga mesi i viteve 1990, ai ishte pjesë e protestave të shqiptarëve etnikë kundër dhunës nga regjimi i Slobodan Millosheviç.

Avokati i pavarësisë së Kosovës, Demaci, u nderua me çmimin prestigjioz të Parlamentit Evropian “Saharov” për të drejtat e njeriut në vitin 1991.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco