Në kujtim të Uran Kostrecit: Asnjëherë nuk deshi të ishte hero…

Në kujtim të Uran Kostrecit: Asnjëherë nuk deshi të ishte hero…

10:51, 12/07/2022
A+ Aa A-

Nga Bujar Leskaj/

Dëshira që Uran Kostreci u tha me zë të lartë xhelatëve të tij në sy: “Do vijë koha ime dhe unë do jem duke parë vdekjen tuaj me turp"!

Sot mbushet një vit nga dita kur Uran Kostreci, simboli i rezistencës pa kompromis ndaj komunizmit, i dënuari politik, shkrimtari disident, autori i poemës satirike "Epopeja e karkalecave", njeriu i jashtëzakonshëm, njeriu me shpirt të butë dhe të fortë njëkohësisht, poeti i soneteve të mrekullueshme romantik i pandreqshëm, njeriu që sfidoi diktaturën, kaloi në përjetësi.

Uran Kostreci (emri i tij në greqisht nënkupton qiellin), asnjëherë nuk deshi të ishte hero.

Anjëherë nuk u thye!

Uran Kostreci nuk kërkoi ndonjëherë privilegje për vuajtjet e tij në diktaturë.

Ishte modest, modestisht madhështor, modestisht njerëzor.

Një vit më parë Uran Kostreci iku në qiell, në atë qiell emrin e të cilit mori!

Uran Kostreci jo vetëm ishte një qëndrestar i vërtetë në diktaturë, duke vuajtur në burgjet politike, por ishte edhe një kontributo i vërtetë i Partisë Demokratike edhe në demokraci.

Një vit më parë Uran Kostreci iku me pengun e mosndëshkueshmërisë së diktaturës, por iku i LIRË!

Iku POET!

Iku NJERI!

Në nderim të tij po përcjell një sonet të tij të mrekullueshëm.

Kur putha hënën

Uran Kostreci

Un’ qysh i vogël hënën adhuroja;

E ruaja kur dilte e kur fshihej;

Sa her’ qafonte… yje fërgëlloja,

Psher’tija kur mbas resh ajo përhihej.

Çmos bëja ta puth hënën, por nuk zihej!

Vrap sy përpjetë e ndiqja e kur ndaloja,

Dhe hëna atje lart… e lodhur shtihej:

Qëndronte se… e dinte që e doja.

Një natë, hënën shoh zhveshur… si vashë

Tek… lahej në liqen e llamburiste!

I dashuruar sipër saj rashë

E putha, e putha fort… ajo nuk fliste!

Mbas pak u shtri në ujë, u zhduk… s’e pashë

Veç lart në qiell u ngjit e më sodiste.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco