Më 8 korrik 1935 vdiq Kryeipeshkëvi i Shkodrës, Lazër Mjeda, vëllai i Ndre Mjedës

Më 8 korrik 1935 vdiq Kryeipeshkëvi i Shkodrës, Lazër Mjeda, vëllai i Ndre Mjedës

08:50, 08/07/2022
A+ Aa A-

Më 8 korrik 1935 ka ndërruar jëtë Kryeipeshkëvi i Shkodrës, Imzot Lazër Mjeda.

Ka shërbyer si ipeshkëv i Sapes, pastaj si arkipeshkëv i Shkupit, më 1921 kthehet në Shkodër si arkipeshkëv. Përveç shërbesave fetare, Imzot Mjeda ishte një mbeshtetës i fuqishëm i letërsisë kombëtare dhe përhapjes së arsimit.

Themeloi bashkë me vëllain Ndre Mjedën Shoqërinë Kulturore “Agimi”, që botonte tekstet për shkollat e asaj kohe. Përveç kësaj, themeloi dhe Shoqërinë Botuese “Jeronyme”, si dhe disa “Fletore” të Klerit Katolik.

Me ndihmën e tij, u hapën shkollat në Dajç, Hajmel dhe shkolla në fshatin Iballë, e para në krahinën e Pukës, në vitin 1903.

Mjeda gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm.

Raporti i Lazër Mjedës do t’i shërbente publicistit vjenez, Leo Frojndlih për librin “Golgota e Shqipërisë”, botuar në vitin 1913.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco