Më 7 korrik 1993 ka ndërruar jetë historiani Aleks Buda

Më 7 korrik 1993 ka ndërruar jetë historiani Aleks Buda

07:18, 07/07/2022
A+ Aa A-

Më 7 korrik 1993 ka ndërruar jetë historiani i shquar Aleks Buda.

Karrierën si historian Buda e bëri gjatë periudhës socialiste në Shqipëri ku dhe është cilësuar si një nga historianët më të shquar në atë periudhë. Ai ishte anëtar dhe president i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Buda ishte historiani i vetëm që mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit Shqiptar të mbajtur në Tiranë në 20-25 nëntor 1972.

Gjithashtu ai u referua si themeluesi i historiografisë shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai konsiderohej si studiuesi kryesor shqiptar i historisë ilire. Bazuar në hipotezën e origjinës ilire të shqiptarëve, Buda është shprehur se shqiptarët u përkasin banorëve më të vjetër të Ballkanit dhe madje edhe të Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco