Ndarja e Çmimeve Kombëtare për Letërsinë 2020, vlerësohen shkrimtarët në 5 kategori

Ndarja e Çmimeve Kombëtare për Letërsinë 2020, vlerësohen shkrimtarët në 5 kategori

18:13, 20/12/2021
A+ Aa A-

 

Janë ndarë Çmimet Kombëetare të Letërsisë 2020. Fituesit u shpallën ndërmjet 5 kandidaturave  për çdo kategori, që u përzgjodhën nga juria me në krye Mehmet Krajën. Risia e këtij edicioni ishte çmimi honorifik “Muza” me të cilën u përkujtua e vlerësua poeti Petrit Ruka  me baladat arbërore “ Andej baltë, këtej erë”. 

Përmes një ceremonie të veçantë, në prani të shkrimtarëve dhe dashamirësve të letrave janë ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë për Vitin 2020. Juria, e kryesuar nga Mehmet Kraja shpalli fituesit ndërmjet 5 kandidaturave për çdo kategori. 

U vlerësua me çmimin kombëtar në “Eseistikë e studim” studiuesi Artan Fuga me “Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë”, ndërsa “Udhëtimi i Babgjyshit në qytetin e 1001 dritareve” i Persida Asllanit triumfoi mes kandidatëve të tjerë, duke u përzgjedhur si botimi më i mirë i letërisë për fëmijë.

Sa i përket vëllimit poetik më të mirë, u vlerësua shkrimtari Bardhyl Londo me “Prillin e hidhur”, ndërsa çmimi për prozën më të mirë e mori shkrimtarja Flutura Açka për romanin “Biri”. 

Përkthyesi Granit Zela fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të veprës së autorit John Updike “Lepur, vrapo”. Në mungesë të shkrimatrëve fitues, çmimet u tërhoqën nga miq e familjarë. Disa mungesa nuk i mbush dot askush, megjithatë vargjet janë ato që do ta përjetësojnë kujtimin e poetit Petrit Ruka.  Për herë të parë u dha çmimit honorifik “Muza”, me të cilën u përkujtua e vlerësua poeti, që i dha shumë letrave shqipe me baladat arbërore “ Andej baltë, këtej erë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco