SYRI TV/ Përfundon suksesshëm edicioni i 7 i 'Ekranit të artit', Muka: Më shumë filma se vitin e shkuar

19:17, 10/06/2024
A+ Aa A-

Është përmbyllur me sukses edicionin i 7-të i Festivalit të filmit Eksperimental dhe video Artit "Ekrani i artit". Për 5 ditë vendodhje të ndryshme të qytetit të Shkodrës projektuan filma me metrazh të shkurtër e të gjatë.

Festivali i Filmit Eksperimental dhe Vidoe Artit ka përfunduar me sukses edicionin e tij të 7, ku pjesëmarrës ishin 56 artistë, nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme të botës, ku mes tyre kuratorja kryesore e këtij viti ishte Tea Paci.

Mes artistëve shqiptarë që morën pjesë në këtë edicioni ishte prezent edhe Edi Muka, artisti shqiptar që jeton dhe ushtron veprimtarinë artistike në Suedi, i cili u shpreh se një risi që është kthyer tanimë në traditë është bashkëpunimi me institucionet që merren me ruajtjen ose komisionimin e filmave të artistë.

Një moment i ndjeshëm përgjatë eventit 5 ditor, ishte angazhimi I nxënësve të shkollave Ismail Qemali dhe Miqësia, të cilët kanë punuar për një periudhë 6 mujore në dialog me veprën e artistes Klaudia Losi. Punime u prezantuan në Galerinë "Oda".

Mbrëmjen përmbyllëse të këtij festivali çeli performanca e artistit shqiptar Gentian Doda, më pas festivali Vijoj me shfaqjen e filmit "" unë jam himni i tempujve të rinj nga artisti i huaj Uoll Shoki (Wael Shawky). Organizimi u përmbyll me muzikë, dhe projektimin e fotove dhe video instalime.

Rrugëtimi i këtij edicioni të festivalit u mbyll të dielën më 9 Qershor, ku për pesë ditë me radhë qyteti i Shkodrës pati kënaqësinë të njihej me punimet e artistëve, duke i rrokur në disa vendodhje të ndryshme si Art House, Auditori Françeskan, Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës, Galeria e Arteve Shkodër, Qendra Kulturore Arka dhe Kalanë e Rozafës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco