Investitori i diskretituar Martin Shkreli sërish në gjyq - tani për albumin më të rrallë në botë

Investitori i diskretituar Martin Shkreli sërish në gjyq - tani për albumin më të rrallë në botë

13:26, 12/06/2024
A+ Aa A-

I diskretituari i farmaceutikës është akuzuar për ruajtjen e kopjeve dixhitale dhe shpërndarjen e regjistrimeve të albumit më të rrallë në botë - një album që ai u detyrua ta shiste pas dënimit të tij në vitin 2017.

Amerikani i diskretuar (me origjinë shqiptare) Martin Shkreli me nofkën tashmë “Pharma Bro” po përballet me një tjetër padi, këtë herë për  mbajtjen dhe shpërndarjen e regjistrimeve nga albumi më i rrallë në botë – kopjen e vetme të “Once Upon a Time in Shaolin” të Wu-Tang Clan, që ai u detyrua të shiste pas dënimit të tij në vitin 2017 për mashtrim me letra me vlerë.

Padia u ngrit nga një kolektiv i kriptomonedhave, PleasrDAO, i cili bleu kopjen e vetme të njohur të albumit nga Shkreli për 4.75 milionë dollarë.

Albumi “Once Upon a Time is Shaolin” nuk është publikuar për publikun, duke funksionuar si një pjesë e rrallë e artit bashkëkohor që kur u hodh në ankand nga grupi i famshëm hip-hop në 2015. 

Në padi, PleasrDAO e  akuzoi Shkrelin për mbajtjen e kopjeve dixhitale të albumit në kundërshtim me marrëveshjen e tyre dhe shpërndarjen e tyre gjerësisht te ndjekësit e tij në mediat sociale.

Ata tregojnë për komentet e tij të fundit në mediat sociale tek mburrej për shpërndarjen e regjistrimeve dixhitale me "mijëra njerëz".

Gjatë fundjavës, Shkreli e dha një pjesë të albumit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë që ai e organizoi në X, që ai e quajti një "festë zyrtare të dëgjimit të Wu Tang", sipas padisë.

Shkreli është – ashtu siç pritej – i pamëshirshëm dhe e ka tallur kolektivin PleasrDAO.

Padia shënon episodin e fundit për narrativën e çuditshme të albumit mitik. Albumi  u krijua në shenjë proteste ndaj zhvlerësimit të muzikës në epokën e transmetimit, por u ble në ankand nga Shkreli - njeriu më i njohur në botë që rriti çmimin e ilaçit që shpëton jetë, ilaçit të HIV me emrin Daraprim nga 13,50 dollarë në 750 dollarë për pilulë!!!

Shkreli më vonë u detyrua ta shiste albumin pas dënimit të tij për akuzat e mashtrimit.

Kolektivi PleasrDAO tha se e bleu kopjen fizike të albumit dhe të drejtat e tij dixhitale mbi dy transaksione, në 2021 dhe 2024. Ata thanë se kuptuan që Shkreli kishte shkatërruar çdo gjurmë të skedarëve të albumit.

“Çdo shpërndarje e muzikës së albumit te publiku i gjerë zvogëlon ose e shkatërron shumë vlerën e albumit dhe dëmton ndjeshëm reputacionin dhe aftësinë e PleasrDAO për ta shfrytëzuar komercialisht albumin”, thuhet në padi.

Muajin e kaluar, albumi ishte në Muzeun e Artit të Vjetër dhe të Ri të Australisë (MONA), i cili tha se kishte në plan të organizonte seanca private dëgjimi me këngë të zgjedhura nga albumi./ar/sh/SYRI.NET

TALLJET E SHKRELIT NE RRJETIN X

 

ImageImage

Çfarë e bën këtë album kaq të veçantë? 

Kopja e vetme e "Once Upon a Time in Shaolin" është albumi i shtatë i Wu-Tang Clan, një opus me 31 këngë i regjistruar në fshehtësi nga anëtarët RZA, GZA, Inspectah Deck, Method Man, Raekwon the Chef, Ghostface Killah, U-God , Masta Killa dhe Capadonna. U deshën gjashtë vjet për t'u përfunduar dhe gjendet në një kuti të zbukuruar me xhevahire.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco