VIDEO/ Mimoza Mevlani tregon në ‘Odeon’ pikat kulminante të karrierës: Kam guxuar me...

21:33, 08/06/2024
A+ Aa A-

Artistja Mimoza Mevlani ka ndarë me shikuesit e ‘Odeon’ në Syri Televizion pikat kulmore të karrierës artistike. Koreografia që është rritur në skenë me figurat më të vyera të baletit, që kanë lënë gjurmë në historinë e tij tha se ajo ka qenë një periudhë shumë e rëndësishme për të, ngase u formësua edhe si një njeri i devotshëm për të punuar e për të kontribuuar në art.

Një tjetër arritje për Mevlanin ishte prezantimi i publikut me një format që mundësonte stërvitjen në kushte shtëpie, që deri më atëherë nuk njihej nga shikuesit. E padyshim, një tjetër sukses është ai i nisjes së një ëndrre të re. Realizimi i ‘Albania Gjimnastradës’ një kompeticion që gjeneron breza të tërë të talentuarish e që ju çelë udhën e fitoreve të nesërme.

Pjesë nga biseda:

Mimoza Mevlani: Janë disa pika kulmore tek unë, duke qenë një vajzë e re që ëndërroja të bëhesha një artiste e madhe e skenës dhe të bëhesha një soliste e parë etj. etj. ky ka qenë momenti i parë. Kur kam realizuar dhe kam marrë dhe kam fituar çmimin e parë, ‘Motër e vëlla yje për liri’ me muzikë të Kujtim Laros kurse koreografi ka qenë e Agron Aliaj e Gëzim Kacelit, të dy artistë të mrekullueshëm. Kjo ka qenë për mua memorie dhe i kthehem rishtas prapë sepse aty kam marrë vërtet emocionet e para të një roli shumë të madh në skenë dhe ja dola duke e marrë çmim të parë. Aty pastaj ka vazhduar rrugëtimi im i mëtejshëm duke marrë çmime të tjera sigurisht, me bashkëpunime të ndryshëm koreografësh dhe kolegësh të tjerë, duhet të përshëndes edhe Ahmet Agollin këtu sepse e kam pasur një solist i cili më shoqëroi për disa vjet në skenën e ansamblit të ushtrisë pastaj, mbasi e gjithë kjo në rrugëtim u mbyll dhe unë duhet të kaloja në një etapë tjetër të jetë sepse tranzicioni që patëm në atë kohë si artistë kërkonte ide të tjera, vizione të tjera dhe kërkonte pikërisht që atë lloj talenti që ti kishe ta shfrytëzoje për të arritur në një pjesë tjetër të dytë të jetës e cila kishte vlera në atë kohë shumë të mëdha, por ti duhet të dije të kontribuoje. Dhe kanë qenë bashkëpunime të ndryshme me televizionet e cila për mua ka qenë prapë një arritje shumë e madhe duke bërë emisionet e mëngjesit, në atë kohë nuk njihej stërvitja në kushtet e shtëpisë.

Egla Xhemalaj: Ishte risi...

Mimoza Mevlani: Po ishte risi dhe unë kam guxuar dhe për mua kjo ka qenë një pikë arritje tjetër sepse ishin vite të tëra me një grup vajzash shumë të talentuara që unë i kisha nxënëset e mia, bënë të mundur që në ekranet e televizionit të ishte vëmendje shumë e madhe. Ishte diçka një risi shumë e bukur dhe ishte si të them unë, një ardhje, një frymë e re nga e cila ne nuk dinim asgjë, por ajo mua më bëri të tentoj, të guxoj të sjell në këtë ekran dhe le të themi të bëj një alternativë të bukur të punës së balerinës dhe të stërvitjes në kushtet e shtëpisë e cila donte një disiplinë tjetër e cila ishte pikërisht, pjesa bazë e gjimnastikës. Pra ishte një fantazi e imja që unë e guxova dhe e arrita ta përcjell në televizion me shumë sukes, u bë e dyta. E treta ka qenë bashkëpunimet që sollën te unë një vëmendje ose një vizion tjetër ka qenë pikërisht gjimnastrada, unë e doja këtë lloj mënyre pune sepse më dukej moderne shumë për në kohën që ne jetonim, ishte një pasion shumë i madh për në atë kohë dhe përsëri guxova të bashkëpunoj me Ben Fagun një nga basketbollistët e asaj kohe, shumë i talentuar për momentin që na e bëri të mundur ne, një grup trajnerësh, të bënim pikërisht hapjen e këtij vizioni. Që çdo të thotë, që të punoje me të gjithë shkollat e Tiranës dhe të nxirnim ekipet më të mira të asaj kohe të kërcimit, të gjimnastikës, të aerobisë, të valles popullore etj.etj. ishin nga më të ndryshmet eksperiencat që ne provuam. Aty ka qenë përsëri një rrugëtim i imi i cili më solli fuqishëm në mendjen time, vizionet e mia, dëshirat e mia, më hapi një territor komplet tjetër dhe kjo ka qenë një arritje e imja shumë e madhe. Mendoj të gjitha këto pika kulmore tek unë kanë formuar një njeri, një person tjetër, nga një artiste nga një vizë e cila një start i parë që unë doja të bëhesha një artiste soliste e parë në një institucion unë kalova dhe përmblodha shumë pjesë të tjera të mijat që sot në pazëllin tim bëjnë një gjë  komplet të ndryshme dhe komplet ndryshe nga ajo që jam.

Mimoza Mevlani bëri me dije se shumë shpejtë do të njohi dritën e botimit një libër që do të përmbajnë historikun e Festivalin ‘Albania Gjimnastrada’, për të cilin artistja është mjaft e emocionuar. 

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco