Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratori, një skandal i madh me emrin 'SPAK'

SYRI TV/ 15 paroditë që elektrizuan publikun e Vlorës, Afrim Agalliu: Shfaqja, ditar i jetës artistike

14:47, 08/06/2024
A+ Aa A-

Shfaqja “Rroftë parodia” prezanton në skenë dy nga mjeshtrat e parodisë, Afrim Agalliun dhe Agron Hamo nnë skenën e Teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Shfaqja përkon me 50-vjetorin e daljes së parë të aktorëve në skenën e teatrit, ndërsa parodisti Afrim Agalliu tha se “Rroftë parodia” i ngjan ditarit të jetës artistike.

Nga SYRI TV

Mjeshtrat e parodisë, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, u pritën me ovacione mbrëmjen e së premtes në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, kur në skenë kanë ngjitur shfaqjen”Rroftë parodia”, që vjen në regjinë e mjeshtrit Haxhi Rama, me muzikën e Artur Dhamos dhe skenografinë e Drini Shehut.

Shfaqja përkon me 50 vjetorin e daljes sëparë të aktorëve në skenën e teatrit .

Regjisori Haxhi Rama tregoi për procesin përgatitor dhe përzgjedhjen e 15 parodive që u duartrokitën nga publiku, ndërsa shfaqja vjen si një jetëshkrim artistik i aktorëve.

Për aktorin Afrim Agalliu shfaqja i përngjan një ditari të jetës artistike. Artisti shprehu mirënjohje të thellë për dashamirësit e teatrit.

I pranishëm ishte edhe çifti Kulla, që i vlerësoi aktorët për paraqitjen dinjitoze.

Me përshtypje të jashtëzakonshme për shfaqjen, spektatorët vlonjatë i lavdëruan artistët e parodisë shqiptare.

 “Rroftë parodia” do të shfaqet edhe përgjatë fundjavës në datën 7, 8 dhe 9 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco