VIDEO SYRI TV/ 75 vjet nga themelimit i Arkivave, Bido: Sukses, digjitalizimi i dokumenteve

16:31, 08/06/2024
A+ Aa A-

Institucioni më i madh arkivor në vend ka festuar 75-vjetorin e themelimit të tij. Kreu  Drejtorisë së Arkivave konsideroi si sukses procesin e digjitalizimit që bënë të mundur shrëbimin e dokumentave brenda dhe jashtë vendit, ndërsa presidenti Bajram Begaj i pranishëm në ceremoninë festive tha se ky proces ndihmon në ruajtjen e kujtesës kombëtare.

Nga SYRI TV

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi 75-vjetorin e themelimit të saj. Me rastin e këtij përvjetori jubilar, u mbajt një ceremoni kremtuese me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, drejtuesve të institucioneve bashkëpunëtore, krerëve të arkivave të Egjiptit, të Turqisë, të Izraelit, të vendeve të Ballkanit, të Europës Lindore dhe Jugore, studiuesve dhe mjaft personaliteteve të tjera.

Në fjalë e tij  Ardit Bidos vuri theksin tek dobitë e procesit të digjitalizimit të dokumenteve.

‘Nëse do të shohësh gjendjen reale të një vendi duhet të shohësh pasqyrën e vet, vendin ku ruhen aktet administrative. Nëse në vitin 2018 kishte 500 mijë dokumente të skanuara, sot ka 15 milionë në vetëm pak vite. Ky proces digjitalizimi ka bërë të mundur që të shmangim shërbimin e lëndës arkivore në original për studiuesit dhe të shtojmë mundësitë e shërbimit të dokumenteve edhe jashtë, pavarësisht vendit se ku studiuesi ndodhet. Sot kemi nga Haniaja në Kretë e deri në Mitrovicë dhe nga Palermo e Cosenza e arbëreshëve deri në Manastirin e Alfabetit, nga Saranda deri në Istog, sallat tona të studimit që mundësojnë shërbimin e lëndës arkivore njësoj si në Sallën e Studimit në Tiranë.’.

Presidenti Begaj përshëndeti përparësitë që ka mundësuar implementimi i teknologjisë së digjitalizimit në ruajtjen e kujtesës sonë kombëtare.

‘Institucioni juaj ka një peshë të veçantë dhe të rëndësishme në krijimin e kujtesës sonë kolektive dhe të ndërgjegjes kombëtare. Kjo kujtesë e sistemuar në mbi 100 milionë dokumente, në 13 arkiva të shtetit, ku gjenden xhevahire të rrallë, si Fondi i Kodikëve Mesjetarë të Beratit, janë lidhja jonë me lashtësinë dhe traditën e vendeve të tjera europiane.  Implementimi i teknologjisë së digjitalizimit në arkivën shtetërore ka qenë një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së dokumenteve dhe lehtësimit të aksesit të publikut ndaj tyre. Investimi në kujtesë kolektive, në infrastrukturën dhe burimet njerëzore të arkivave, është imperativë për kombin tonë, për shqiptarinë, për të ardhmen.’, u shpreh kreu i shtetit’.

Në përmbyllje të aktivitetit, u shfaq një dokumentar i realizuar enkas për këtë përvjetor të institucionit më të lartë arkivor në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco