VIDEO/ Mimoza Mevlani në ‘Odeon’: ‘Albania Gjimnastrada’, të mundemi të sjellim rininë në këtë arenë...

21:28, 08/06/2024
A+ Aa A-

Producentja, koreografia dhe Mjeshtria e madhe e punës Mimoza Mevlani e ftuar në emisionin ‘Odeon’ në Syri Tv ka rrëfyer suksesin e festivalit ‘Albania Gjimnastrada’ dhe veprimtarinë artistike të një jete. Një festival me ngjyra të hareshme, për të ndriçuar shpirtrat e vogëlushëve në Ditën e një Qeshorit.

‘Gjimastrada’, festivali traditë me  grupe valltarësh, balerinësh, këngëtarësh, talenteve në sport me pjesëmarrës nga të gjitha trojet e Shqipërisë, dha mesazhe të rëndësishme përmes performancave të talenteve të rinj për të dashur tjetrin ndryshe e për t'ju gëzuar jetës. Themeluesja e ‘Gjimanstradës’ foli për të veçantën e edicionit të sivjetshmë.

Pjesë nga biseda:

Mimoza Mevlani: Aty hyjnë të gjitha mundësitë, hyjnë breza të ndryshëm që nga mosha 5 deri në 18 vjeç. Në këtë kuadër dua të shtoj që e gjithë kjo punë zhvillohet padiskutim me një staf të mrekullueshëm që kemi bërë të mundur të bëjmë deri tanimë këto aktivitete jo vetëm të bukura në thelbin e tyre sepse aty sjellin të gjitha emocionet të gjithë pjesëmarrësit  që janë. Jo vetëm për të sjellë talentet e reja që vijnë nga të gjitha zonat e Shqipërisë, por jo vetëm sepse është pjesëmarrje edhe Kosova edhe Maqedonia, pra është një territor shumë i gjerë i Shqipërisë, ne themi që kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë me këmbëngulje, të sjellim sa të mundemi të gjithë rininë në këtë arenë sepse aty jo vetëm shpalosen të gjitha talentet, por është edhe një mënyrë edukimi i brezit të ri, i cili ka shumë nevojë pikërisht për këto aktivitete. Këto aktivitete në fakt thelbin e tyre e kanë larg veseve të këqija të cilat janë në një farë mënyre shumë të sjella shumë afër, pranë rinisë dhe duhet patjetër  një përkujdesje e madhe jo vetëm nga familja, por edhe nga këto lloj aktivitetesh të cilat përmbledhin të gjitha komunitetet së bashku.

Egla Xhemalaj:  Në përfaqësimin e çdo viti ju jeni kujdesur në mënyrë të veçantë që të bëni pjesë fëmijët, të rinj, të talentuar nga të gjithë trevat e Shqipërisë që të kenë një përfaqësim dinjitoz. Këtë vit në grupet pjesëmarrëse në ‘Albania Gjimnastrada’ çfarë vutë re, çfarë piketuat si të veçantë?

Mimoza Mevlani: Unë vëmendje shumë të madhe, padiskutim, është kjo që thoni ju që të sjellim në një farë mënyre nivele të caktuara, të mira të traditës, por jo vetëm sepse janë edhe disiplinat e gjimnastikës fluturuese apo gjimnastikës ritmike artisike, moderne, klasike. Pra është një gamë shumë e gjerë.

Egla Xhemalaj: Po bashkëjeton tradita me bashkëkohoren...

Mimoza Mevlani: Me bashkëkohoren, pikërisht. Dhe mendoj që të gjitha sjelljet që kanë qenë këtë vit, kanë qenë vërtet të mahnitshme. Pasi u zgjodhën në një farë mënyre të vijnë duke sjellë jo vetëm cilësi, jo vetëm garën e bukur të secilit nga grupet që vinin aty, por në një farë mënyre ishte edhe një përzgjedhje shumë e bukur, një kolor shumë i bukur që erdhi në skenën tonë. Unë dua të them që mua këtë vit, vërtet kam qenë e lumtur sepse u bashkuan me ne ‘Qendra me aftësi të kufizuara’, që vazhdimisht ne i kemi në gjirin tonë, por këtë vit ata ishin pregatitur dhe kishin sjellë një gjë shumë të bukur dhe sollën shumë emocione duke i’u bashkangjitur pikërisht këtij aktiviteti, që sjell mesazhin që të gjithë në një farë mënyre dhe në momente të tilla që ka probleme të tilla aty jemi të gjithë njësoj. Në këtë skenë pra emocionet, të gjitha bëhen pjesë e një gjëje shumë të bukur në këtë aktivitet.

Në përfundim të Festivalit grupet u vlerësuan me çmime, ndërsa suksesi i jetëgjatësisë së organizimit tha Mevlani në ‘Odeon’ është puna.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco