VIDEO/ 8 gjimnaste në ‘Kampionati Botëror të Gjimnastradës’, Mevlani: Tregon fuqi që edhe pa përkrahje...

21:31, 08/06/2024
A+ Aa A-

‘Albania Gjimnastrada’ përfaqësoi Shqipërinë në ‘Kampionatin Botëror të Gjimnastradës’, që u zhvillua nga data 30 Korrik deri më 5 Gusht në Amsterdam. Ekipi ‘Xheni Gjimnastikë’ me 8 gjimanste dhe trainere Xheni Kozin garoi me 60 shtete nga e gjithë bota. Themeluesja e ‘Gjimnastradës’ në Shqipëri, Mimoza Mevlani e quajti historike pjesëmarrjen në kopeticionin botëror.

 ‘Është diçka e mahnitshme sepse ne ngremë flamurin aty, mund të them se është një gjë shumë e bukur pasi janë emocione të tejskajshme për sa i përket marrëdhënies sepse aty është vërtet një entuziazëm, një emocion shumë i madh, është gjigant dhe ky vit ka qenë pjesëmarrja nga e gjithë bota dhe ne ishim pjesë e këtij kompeticioni, u akredituam aty dhe mendoj që është një ambasador i rëndësishëm pikërisht kjo lloj pjesëmarrje. Kjo lloj pjesëmarrje tregon fuqinë që edhe pa mundësi të tjera mbështetjesh pasioni dhe puna dhe le të themi dhe ajo pjesa, ku reflekton qëllimi fisnik i këtij kompeticioni arrihet nëpërmjet këtyre pjesëmarrjeve, të cilat tregojnë vërtet një shpirt fantastik jo vetëm që unë jam pjesë e kësaj gjëje, por edhe grupin të cilin ne u paraqitëm që ishte grupi i gjimnastikës së Xheni Kozit dhe realizuam pikërisht këtë pjesëmarrje. I’a kemi arritur qëllimit 100%.

 Është hera e disatë që ‘Gjimnastrada’ përfaqëson denjësisht Shqipërinë në kompeticione botërore. Festivali ‘Albania Gjimnastrada bënë ëndrrat e të rinjve realitet!

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco