VIDEO-SYRI TV/ Michele Zarrillo elektrizon Vlorën, këngëtari italian sjell hitet e tij në Shqipëri

VIDEO-SYRI TV/ Michele Zarrillo elektrizon Vlorën, këngëtari italian sjell hitet e tij në Shqipëri

13:33, 17/12/2021
A+ Aa A-

Kënga ‘Una rosa blu’ por dhe të tjera hite të kantautorit të miranjohur Michelle Zarrillo, u kënduan live për artdashësin vlonjat në teatrin Petro Marko në Vlorë. Në fund të koncertit, këngëtari Italian u shpreh se nidhej i mrekulluar që publiku vlonjat njihte këngët e tij.

Nga SYRI TV

Kantautori i mirënjohur Italian, Michele Zarrillo këndoi mbrëmjen e enjtes në teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë. Këngë të famshme në Itali, por aq shumë të njohura dhe në Shqipëri, si ‘Una rosa blu’, ‘Lefante e la farfalla’, apo dhe ‘Cinque giorni di te edi me’, u interpretuan live për publikun vlonjat.

Në përfundim të koncertit Zarillo tha se është mrekulluar nga pritja e publikut vlonjat dhe se nëse do ti jepej mundësia do të rikthehej.

 ‘Kam qenë më herët në Tiranë për disa bashkëpunime televizive. Në Vlorë është hera e parë që vij, aq sa pata mundësi të shoh është një qytet i bukur. Publiku vlonjat i mrekullueshëm, ishte kënaqësi të shoh që i njihte dhe këndonte këngët e mia. Nëse do të më jepej mundësia do të rikthehesha’, është shprehur Zarrillo.

Përtej detit, qytetarët vlonjat patën mundësi për herë të parë të shihnin e duartrokisnin artistin që me këngët dhe muzikën e tij frymëzoi një gjeneratë të tërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco