Vihet në skenë 'Grepi i Artë', komedia vë në lojë situata dhe fenomene aktuale të shoqërisë tone

Vihet në skenë 'Grepi i Artë', komedia vë në lojë situata dhe fenomene aktuale të shoqërisë tone

11:53, 17/12/2021
A+ Aa A-

Në skenën e teatrit të Durrësit është luajtur premiera e shfaqjes “Grepi i Artë” me skenar të gazetarit Bashkim Hoxha dhe regji të Herion Mustafaraj.

Komedia vë në lojë situata dhe fenomene aktuale të shoqërisë tonë.

 

Premiera e shfaqjes u mirëprit nga artdashësit durrsak, ndërsa shfaqja do të jetë dhe në ditët në vijim në skenë.

Autori i skenarit, Bashkim Hoxha tregoi më shumë detaje nga komedia, duke u shprehur se shfaqja ka në thelb fenomene që shqetësojnë shoqërinë tonë në ditët e sotme.

 

Aktorja e mirënjohur Marjana Kondi, e cila luan një nga rolet kryesore në këtë shfaqe tregoi përjetimet e saj.

“Vënia në skenë e kësaj komedie është një sfidë ndaj veseve të shoqërisë sonë. Problematikat si dhe personazhet e saj, e bëjnë shfaqen tërheqëse për publikun”, u shpreh Kondi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco