VIDEO/ Jo, Gjergj Kaçinari u ngjit në skenën e Festivalit të Këngës, asgjë nuk mbeti ëndërr

VIDEO/ Jo, Gjergj Kaçinari u ngjit në skenën e Festivalit të Këngës, asgjë nuk mbeti ëndërr

15:04, 15/12/2021
A+ Aa A-

Këngëtari, instrumentisti, tekstshkruesi Gjergj Kaçinari do të marrë pjesë këtë vit në Festivalin e 60-të të Këngës në RTSH me këngën “Në ëndërr mbete ti”.

Kënga ishte nisur për një artist tjetër, por në rrugë e sipër, Kaçinarit i hyri në shpirt dhe vendosi të kurorëzonte veten me të në skenën historike të festivalit në këtë vit jubilar. E duke qenë se Eurovision-i i ka mirëpritur vitet e fundit, këngëtarët dhe grupet rrok, pse të mos…

Moderatori i “Kafe Shqeto”, Flavio Qarri e ka ngacmuar sot Gjergj Kaçinarin që të tregojë pak më shumë për vendimin e tij më të fundit, festivalin.

Kënga me të cilën do të prezantohet në festival, filloi Kaçinari duke hezituar, “është një situatë e trilluar, është një moment, është një lloj teksti që unë s’para e kam shkruar. Po bëja këngë për dikë tjetër, por rrugës filloi të më pëlqente dhe thashë “po e këndoj vetë”” qeshi ai dhe qetësoi Flavion se “atij individit do t’i shkonte një këngë tjetër”!!!

Kaçinari më tej shprehu shqetësimin e tij për një aspekt jo të pandjeshëm në muzikë, gjuhën. “Kur këngët janë në shqip dhe ky është një nga problemet më të mëdha të paktën për mua, tingëllojnë çuditshëm në rrymën pak rrok, pak alternative, se në këto nuk përshtatet shumë gjuha. Ky është një lloj debati që unë e kam zhvilluar prej kohësh, sepse gjuha në vetvete është një instrument. Pra, një instrument përshtatet më mirë në disa rryma se në disa rryma të tjera. Gjuha ka timbrikën e e vet, edhe kur e flet njeri tingëllon ndryshe, kur ti flet shqip apo italisht a anglisht kështu që në këtë rrymë që unë bëj, anglishtja është më e përshtatshmja. Siç operat nuk tingëllojnë dhe aq bukur në gjermanisht, por tingëllojnë në italisht dhe prandaj janë shkruar në atë gjuhë. Kjo është në lidhje me këngën, më e çuditshmja.

Kurse festivali në vetvete është gjë shumë interesante dhe rëndësishme që ndodh për muzikën shqiptare; është një skenë e madhe, është një infrastrukturë, një organizim i madh që mirë është ta shfrytëzosh. Sidomos për këngëtarë aktivë që zgjedhin të këndojnë Live, nëpër lokale etj. por që e injorojnë dhe e shmangin në mënyrë kategorike festivalin, kjo s’më duket dhe aq me vend, aq me sens. Thirrja ime është që ta shfrytëzojnë edhe këtë skenë, duke qenë se ne gjatë gjithë vitit interpretojmë në çdo lloj skene.”

Ndiqni vazhdimin e intervistës me Gjergj Kaçinarin në “Kafe Shqeto”./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco