Debat mes moderatorit dhe historianit i cili shprehet: Osmanët formësuan kombin shqiptar

Debat mes moderatorit dhe historianit i cili shprehet: Osmanët formësuan kombin shqiptar

13:27, 15/12/2021
A+ Aa A-

Ambasadori turk  ditë më parë deklaroi gjatë një aktiviteti në Universitetin e Shkodrës: osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi shumë reagime në rrjete sociale por edhe në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe shqeto’ mes moderatorit të këtij programi Flavio Qarri dhe historianit i cili ishte ftuar në emision për të diskutuar këtë deklaratë Olsi Jazexhi.

Ndërsa i ftuari tjetër ishte diplomati diplomati Mal Berisha i cili nw lidhje me deklaratwn e ambasadorit turk u shpreh: 

Berisha:  Unë si diplomat po të isha në sallë do ta kisha kundërshtuar drepërsëdrejti me gjithë respektin e madh që kam ndaj diplomatëve turq të cilët në fakt mund ti konsideroj diplomatët më të mirë. Gjëja e dytë që është e rëndësishme është që çdo diplomat duhet të njohin historinë e vendit ku akreditohen  dhe në rastin konkret kemi të bëjmë më shumë ndoshta jo me një veprim të qëllimshëm sesa me një mosnjohje të historisë. Deklarata e tij me të vërtetë  janë pothuajse tërësisht ë pavërteta  dhe nuk kanë asgjë me të vërtetë historike. Nëse flasim për sulltanin Murat që ai përmend, ai ka qënë një sulltan i pashpirt i cili erdhi dhe la kockat në kohën kur bëheshin lufta me turqit për të shpëtuar të gjithë rajonin e ballkanit i cili njihet si koalicioni i trupave ballkanike e vendeve si Serbia, Mali i zi , Bosnja. Për të ardhur më poshtë me histori në deklaratate tij se turqit na paskan ndihmuar në arsimim. Këtu duhet të ndalojmë pasi pengesa për të arsimuar shqiptarët ka qënë një nga veprimet më konsistente të tyre. Dihet që dhe në kohën e fundit të perandorisë turke kur shqiptarët shpresonin që diçka do të ndryshonte, pasja e një abetare shqipeje në shtëpi ishte e barabartë me mbatjen e një arsenali armësh. Pra dënosheshe njësoj sa për një abetare dhe një armë . Dhe gjuha e printuar shqip nuk printohej në Shqipëri printohej në Bukuresht, Kajro në fiset Arbëreshe. Megjithatë unë dua ti jap një lloj kredia ambasadorit se në atë kohë perandoritë e mëdha po të njetjën gjë bënin. Për shembull një perandori tjetër për të cilën për të qënë korrekt me televizonin tuaj po në atë kohë kur në Shqipëri ndalohej gjuha shqip e shkruar ka kombe të tjera të cilët nën sundimin e një perandorie tjetër e zhdukën gjuhën fare, as nuk e flasin dhe as nuk e shkruajnë, bëjnë përpjeke të jashtëzakonshme për ta rikthyer gjuhën. Kështu që ndalesa e tmerrshme që i bën turqit nuk ishte krejt ma e keqja por natyrisht ishte shumë e dëmshme. Pastaj nëse flasim për dashamirësinë e osmanëve ndaj shqiptarëve unë mund të them një nga ngjarjet më të tmerrshme që ka ndodhur në historinë e njerëzimit. Në 1830 në kohën kur shqiptarët po organizon njëfarë revolte ndaj perandorisë turke ndodhi ajo që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Në Manastir, u thirrën e gjithë elita shqiptare, të cilët  shkuan aty me shpresën se sulltani kishte dërguar njerëz të posaçëm që ju premtuan atyre se gjithë kërkesa e tyre do të plotësoheshin. Dhe pas një negociate dy ditore në Manastir ato u ftuan në një festë si i themi ne sot por kjo festë ishte brenda një guve ku prijësit shqiptar të asaj kohe u vranë brenda disa minutave sepse garnizonet turke kishin për detyrë t'i ekzekutonin. 

Ndërsa gjatë fjalës sëtij Jazexhi u shpreh se historia shqiptare është shkruar nga sllavët të cilët kanë ndërtuar një sërë mitesh në historinë tonë dhe se ishte dakort me deklaratën e ambasadorit turk.

‘’Problemi i shqiptarvë është se historinë e tyre ja shkruajtën sllavët. Shkolla e historisë në Shqipëri ‘Akademia e shkencave’ u themelua me element sllav në kohën e komunizmit dhe anti-turq dhe anti-shqiptar të cilët kanë ndërtuar një sërë mitesh në historinë e Shqipërisë. Këto mite janë për shembull që nga e ashtuquajtura ‘Masakër e Manastirit’ kur faktikisht këto lloj masakrash ndaj kundërshtarëve në perandorinë osmane kanë qënë diçka normale. Përpara të ashtëquajturës 'Masakër të Manastirit’ ne kemi masakrën që shqiptarët me Mehmet Aliun bënë në Kajro kundër mamlukëve, ku zhdukën të gjithë elitën arabe në atë kohë për të vendosur diktaturën e trupave shqiptare në Egjipt. Një gjë tjetër është se ka shumë mite në historinë shqiptare të cilat vazhdojën të ekzistojnë dhe sot e kësaj dite. Unë kam dhënë historinë osmane në universitet e Elbasanit dhe të Durrësit , tani jap në Majlazi dhe deklartat e ambasadorit turk janë të gjitha shkencërisht të sakta.

Dori: Pra erdhën osmanët në ballkan për të shpëtuar shqiptarët kjo është e saktë?

Jazexhi: Sikur të mos kishin ardhur osmanët në ballkan sot nuk do të kishte më shqiptar. Kombi shqiptar u formësua nën perandorinë osmane. Kemi shumë qytete që u themeluan nga osmanët duke filluar që nga Kaçaniku, Prizereni , Elbasani , Tepelena, Korça e të tjerë.

Ndonjë qytete shqiptar nuk paskemi pasur më përpara? pyet me ironi moderatori Flavio Qarri.

Jazexhi: Ka patur qendrat të banuara por kanë qënë të vogla dhe përpara ardhjes së osmanëve nuk ka patur Shqipëri. Për shembull Shkodra për të cilën u fol dhe u tha që kanë bërë masakër osmanët, osmanët bën luftë me pushtuesit italian, domethënë lufta e Drishtit ishte kundër latinëve nuk ishte kundër shqiptarëve.

Flori: Drishti është një vendbanim historik, një qytet që ka qënë qytet para se në trojet e perandorisë osmane kishte njerëz, kishte ende një formë tjetër njeriu.

Dori: Kemi pasur dhe kulturën e Komanit e cila ndodhet dhe në zona të tjera jo vetëm në Shqipërisë dhe në Greqi dhe në Kroaci e cila tregon për një qyetërim të barabartë në kohën e arbërit sikundër ka qënë dhe në Europë në atë kohë.

Jazexhi: Komani nuk ka pasur shqiptar, shqiptarët u forëmsuan në perandorinë osmane

Flavio: Çfarë ka pasur deri në 1500?

Jazexhi: Kemi qënë pjesë e bizantit, sikur ka qënë dhe Stambolli

Dori: Domethënë nuk ka pasur shqiptar thoni ju përpara osmanëve në Shqipëri, a po?

Jazexhi: Ka pasur fisi epirote, fise ilire. Tani është një mosmarrëveshje mes historianëve , tani në në Shqipëri pretendojmë se dhe George Bush dhe Napoleon Bonarbardi janë shqiptarë .

Flavio: Nuk është e vërtetë z.Jazexhiu. Një pyetje sipas asaj që ju thoni dhe praktikisht mund të isha pjesërisht dakort për faktin se ka pasur interesa sllave në shkrimin e historisë sonë dhe siç ka dukshëm interesa turke për të shkruar historinë tonë. A mendoni se i bën dëm më shumë popullit tonë seç i ka bërë dhe okultizmi 500 vjeçar çdo dëm tjetër dhe çdo shfarosje tjetër njësoj dhe sot shqiptarëve?

Jazexhi: Varet se kë ne marrim sot si referencë për historinë shqiptare. Nëqoftëse do marrim Sami Frashërin , Sami Frashëri thotë që osmanët janë ata që i shpëtuan shqiptarët i bënë ato sundues.

Dori: Në çfarë momenti?

Jazexhi: Në veprën e nëntë në enciklopedinë e 'Kamus al a lam’ e cila është botuar dhe në shqip. Por normalisht historianët dhe islamofobët që janë në Shqipëri dhe shumë që janë me origjinë bullgare dhe të tjerë nuk duan që shqiptarët të lexojnë se çfarë ka shkruar Sami Frashëri. Ne lexojmë ato prodhime të shkollës sovjetike që u bënë nga Aleks Buda, por nuk lexojmë  atë që kanë shkruar intelektualët mysliman shqiptar njërëz si Samiu dhe shumë të tjerë. Dhe është dhe diçka tjetër që Shqipëria kur u krijua si shtet në 1913 u krijua si një koloni evropiane ku projekti i fuqive evropiane ishte që: ose do t’i zhduknin shqiptarët dhe ti degdisnin në Anadoll sikur u bo me shqiptarët mysliman në Jugosllavi apo dhe në Greqi, ndërsa projekti tjetër ishte që këta mysliman që krijuan këtë shtet këtu do të trushplaheshin dhe do të indoktrinoheshin që  të urrenin origjinën e tyre.

Flavio:  Praktikisht mund të themi të njejtën gjë që kanë bërë turqit, osmanët gjatë 550 vite. Në fakt e çuditshme është që mbani këto qëndrime z.Jazexhi duke pasur parasysh faktin mirë ne që e dikemi gabim historinë që qenka një histori pro-sllave por ka dhe popuj  të tjerët që kanë vuajtur nënë sundimin osman çuditërisht kanë të njejtën histori. E njëtja pyetje vlen dhe për z.Berisha me një shtojcë të vogël. Duket sikur po flasim kot rastësisht shqip z. Berisha, mesa duket ne duhet ta falenderojmë dhe sot për ekzistencën tonë perandorinë osmane, me ironi nëse kjo nuk u kuptua?

Berisha: Unë shpreh brengën e madhe që studentët e Elbasanti dhe të Malajzisë marrin leksione të tillë ku deformohet historia.

Jazexhi: Nuk jam produkti i shkollës së komunizmit. Nuk jemi të gjithë produkte të shkollës islamofob, anti myslimane se ti që mbrotje betejën e Kazimistanit, mbrotje gjenocidin serb kundër kosovarëve dhe sulmove sulltan Muratin i cili sot e kësaj dite ka tyrben e tij aty. Ju jeni në anën e atyre serbeve që shkojnë në Kazikistan me tre gishta dhe sulmojnë prezencën e shqiptare.

Flavio: Z. Jazexhi kam përshtypjen që e sqaruam shumë mirë që jemi pro shqiptarëvë këtu.

Jazexhi: Po më sulmon personalisht ai tha më vejn keq për studentët e Elbasanit.

Dori :E ka për tezat që ju promovoni.

Jazexhi: Jo këto nuk janë teza, këto janë çfarë mësohet në akedemitë perëndimore. Unë jam shkolluar në Firence. Z.Berisha kur ka qënë ambasador në Angli do bënte mirë që të hynte në universitete britanike dhe të mësonte historinë osmane dhe jo të vij këtu dhe të sulmojë ambasadorin turk, ai nuk është historian ky është problemi.

Flavio: As ambasadori nuk është historian z.Jazexhi.

Jazexhi: Ambasadori nuk është historian por ka një staf diplomatik.

Flavio: Po kaq. Ka një agjendë z.Jazexhi që çdo shtet këtu të minimizojë historinë tonë. Një llokmë e ha Greqia, një llokmë e ha Serbia dhe me sa duket llokmën e të madhe e dashka Turqia.

Jazexhi: Në shqipëri ka shumë agjenda që luhen.

Flavio: Dhe ju lutem nuk ekziston islamofobia në Shqipëri. Po flsinim për konvertim të detyrueshëm të shqitparëve.

Jazexhi: Nuk ka konvertim të detyrueshëm janë përralla të shkollës sllave e cila çoi në gjenocidet e shqiptarëve.  Nuk janë të vërteta këto gjëra nuk e di ku i keni lexuar a i ke lexuar në librat e kishës evangjeliste apo protestante apo katolike.

 

 

Flavio: Nuk e kam bërë shkollën nëpër kisha apo xhami janë diplomuar në institucione laike.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A15/12/2021 19:09

Abetarja e Kostandin Kristoforidhit e vitit 1872 (njëmijë e tetëqind e shtatëdhjet e dy), është botuar në Stamboll.

Shto koment

Denonco