VIDEO-SYRI TV/ Nisin provat për ‘Festivalin e Këngës’, miks melodish popullore dhe moderne

VIDEO-SYRI TV/ Nisin provat për ‘Festivalin e Këngës’, miks melodish popullore dhe moderne

15:03, 14/12/2021
A+ Aa A-

Artistët kanë nisur provat për Festivalin e këngës në RTSH. Mes tyre edhe këngëtarja Ronela Hajati, që do të vijë me këngën ‘Sekret’.  Kënga ka shkrirje të melodisë popullore dhe moderne, ndërsa Hajati shprehet e emocionuar për të performuarin live. 

Nga SYRI TV

Festivali i Këngës në RTSH ka nisur provat. 20 këngëtarë do të jenë në garë për të fituar kompeticionin e muzikës, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurosong.  Mes tyre edhe këngëtarja Ronela Hajati, që do të vijë me këngën ‘Sekret’.  Kënga  është një miksim i melodive popullore dhe atyre moderne, ndërsa nuk do të mungojë edhe koreografia.

Prej 5 vitesh si back vocal në Festival, Margret Radovani vlerëson prurjet e këtij viti, ndërsa pohon e kënaqur se përgatitjet po shkojnë mrekullisht mirë.

Në 3 netë edicioni i 60 i Festivalit të Këngës pritet të sjellë mjaft surpriza, ndërsa në skenë do të ngjiten edhe artistë që kanë lënë gjurmë në historinë e Festivalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco