Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta konferencë me gazetarët

  Kafe shqeto/ Një rrëfim i sinqertë për të mos u humbur nga aktori legjendar Çun Lajçi

Kafe shqeto/ Një rrëfim i sinqertë për të mos u humbur nga aktori legjendar Çun Lajçi

13:26, 14/12/2021
A+ Aa A-

Aktori, shkrimtari Çun Lajçi ishte i ftuar në emisinon e mëngjesit “Kafe shqeto’ në SYRI.TV një rrëfim të rrallë mbi jetën dhe veprat e tij.

Intervista e plotë:  

Flavio:E para gjë që dua të them është se në këto kushte lidhje me Skyp në kohë pandemie, keni qënë personazhi më korrekt nga të gjithë, madje keni konfirmuar dhe keni provuar dhe prova teknike para të gjithëve. A jeni kështu si pasojë e një etike jete pune?

Lajçi: Me të thënë të drejtën kjo gjenerata ime por edhe një gjeneratë para meje kanë qënë tmerrësisht profesionist në punën e teatrit. Madje shumica prej tyre me të cilët unë kam punuar dhe kanë qënë emra të mëdhenj të skenës nuk e kanë quajtur veten siç e quajmë ne sot artistë, apo aktorë po thoshin: ne jemi punëtor të skenës. E kanë pasur traditë shumë të mirë dhe ai zakon ishte shndërruar në një profesionalizëm që nëse kishim prova në orën 10  paradite të gjithë shkonin në orën nëntë e gjysëm. Pra ishte një ‘sëmundje’ e profesionalizmit. Kështu na ka mbet po them dhe të gjeneratës time, këtyre të tjerëve nuk besoj se ju bëhet vonë.

 Flavio: Pse ju ndoqët rrugën e të qënit absolutisht i sinqertë me publikun për çdo përjetim në jetën tuaj?

Lajçi: Jam rritur në një  vërtetë të cilën jo vetëm unë brenda shpirtit tim dhe atë të vërtetë mund të dijë vetëm Zoti , njeriu jo se jo. Mund ta gënjejmë njeriun siç gënjejmë ne shumica por shikuesin nuk mundesh ta gënjesh përpos nëse je në skenë sepse ke tre mure mbrapa dhe përpara ke spektatorin dhe mund ta kthesh shpinën dhe ta mashtrosh publikun. Por nëse je para kamerës syrin e saj nuk mund ta gënjesh sepse në syrin tënd shpërthen brendësia e shpirtit tënd. Dhe cfarë ke bërë ti? Ti je munduar të gënjesh vetëm veten tënde, Zotin jo se jo. Prandaj pse do gënjesh gjithë jetën? Dhe pse ke me e kamuflu të vërtetën tënde dhe pse mos me e tregu realitetin me të cilin ti ballafaqohesh çdo ditë? Kjo më ka detyruar, kjo më ka shtirë në një mënyrë që atë që e ke në shpirt ta nxjerrësh përmes bebëzave të syrit dhe ta dijë dhe ky tjetri që të shikon ty. Kjo më ka detyrua që të marr librat e mia, veprat e mia dhe të dal shesheve. Dhe të mos e gënjejë veten se një artist nuk mund të jetojë 150, 170 apo me 200 euro sepse është anomali e kohës. Sepse ky shpirt pavarësisht a është i plakur a është i ri don me u ushqy, si ai tjetri. Kërkon të ketë një rrobë , një veshje pak më të bukur dhe pse artistat me thënë të drejtën kanë ca kërkesa pak më të veçantë sepse kërkojnë të dukën pak më mirë në sy të njerëzve, me jetu pak më mirë. Por nuk mundesh të gënjesh sepse nuk mundesh të jetosh me atë pension mjeran. Prandaj pse duhet të gënjej unë dhe pse kam me mbrojt me çdo kusht një të kaluar që nuk ishte ashtu, pra pse mos me tregu të vërtetën.

Flavio: Pse mendoni se një pjesë e madhe e njerëzve gënjejnë veten në radhë të parë, më pas nuk e pranojnë të vërtetën e asaj që nuk ka qënë dhe të asaj që nuk është mbi të gjitha?

Lajçi: Ja pse. Ne artistët kujtojmë se duhet me jetu prej një A të madhe që quhet art. Dhe duhet të dallohem prej teje dhe prej të tjerëve nga ajo A e madhe dhe me atë kamuflash të bukur arti që e kemi rreth vetes. Por artisti i madh nuk dallohet prej të tjerëve. Dallon vepra, dallon roli i tij. Dhe ai rol, ajo vepër pastaj tek njerëzit shpjegon për ty sa i madh apo sa i vogël je, por jo me fjalët e tuaja. Dhe këto fjalë, këto lëvdata që ne mundohemi t’ja bëjmë vetes është grimë frikë apo shumë frikë se mos e humbin këtë shkëlqim që mund ta quajmë jo shumë gënjeshtar.Ta marr një shembull isha duke xhiruar filmin 'Kolonel Bunkierin' të Kujtim Çashkut me Agim Qirjaqin që luante Kolonelin. E kisha një skenë ku të ndjerin, unë duhej ta ekzekutoja, ishte koha kur rrëzoheshin kishat. E kisha skenën kur duhej me ja ndrydh qafën në një llucë. Dhe më vinte keq sepse ai për mua ishte vërtetë artisti i madh ishte hera e parë që luaja me të. Por artisti i madh lejon që vepra ta dallojë prej meje ose prej teje por jo si personalitet sepse jemi njerëz dhe të gjthë jemi të njejtë, veprat flasin për ne. Ai e kapi këmbën time dhe më tha: Shkelmom, mos më konsidero si artistë , as si njeri, si objekt konsiderom sepse ti duhesh të shkëlqesh në film. Pastaj filmi flet për mua dhe për ty. Kjo më len për të gjykuar këta që mundohen me tregu se sa artista të mëdhenj janë dhe sa shkëlqim kanë rreth vetes dhe në fakt nuk janë dhe në fakt po mbrojmë një të pavërtetë të vetes, një mjerim të vetes që mendojnë se e kanë por se kanë. Kjo është e keqja ke gënjyer vetveten dhe ke gënjyer Zotin por jo shikuesin tënd.

Flavio: Do të doja të dija dy ankedota nga ty, dikush që është frymëzuar nga ju, dikush që me fjalët apo me veprat e tij ju kanë frymëzuar veçanërisht nga ata njerëz që keni takuar duke shitur librat në sheshe?

Lajçi: Është i çuditshmë ky mileti jonë , kjo fara jonë sepse sheh në rrugë një njeri duke vdekur dhe ta shan nënën, çdo parafjala është: Ja kajta nanën. Edhe kur të shohin që po bëhesh i pasur të shajnë dhe kur je i sëmurë të shajnë dhe kur të shohin se po ecën drejt pra parafjala është : a ja kajsha nanën ky qenka gjallë. Këtë e bëjnë të gjithë dhe kjo më ka detyruar me shkrujt një roman që titullohet: Kopilani sepse derisa po e shisja atë veprën tjetër ‘Bastardët’ më ka ndodhur gjithçka në këto sheshe tona shqiptare që tek ju në Tiranë, Shkodër dhe në Kosovë. Kam ngjarje të jashtëzakonshme të dhimbshme, kam fyese, kam të mira dhe të këqia.  Shqiptari duke shitur mollën , nuk i thotë mollëshitësit ky është lypës e sheh bukinistin Çunin duke shitur libra dhe shkruajnë në komente: shihe, shihe ky ka dalë në sheshe, po lyp, ku është shndërruar në lypës. Pra a është e mundur që kjo fara ime të mos e durojë suksesin e tjetrit. T’ja shajën veprën tjetrit. Çfarë mund të thojnë atëherë kur e shohin Çunin duke vjedhur një bankë. A kanë me i thanë hajdut? Sigurisht që po. Por pse po i thonë hajdut apo lypës tu e shit veprën e vet. Kjo ka qënë e dhimbshme për mua , por ka qënë tmerruese një koment i njerit kur shkova në Kumanovë dhe i vendosa librat në sheshin e Kumanovës. Pas gjysmë orë po lexoj një koment dhe shkruan shqiptari :Çun Lajçi mos kalo nga shtëpia ime se ta lëshoj qenin dhe të ndjek deri në Pejë. Ishte fjala mos gabo me ardh me shit libra tek shtëpia ime se të ndjek me qen deri në Pejë. U ofendova shumë, u theva shumë në shpirt, por ja ktheva komentin përsëri me një buzëqeshje: Miku im mos e mundo kafshën e gjorë sepse Peja është shumë larg me e ndjek poetin artistin dhe shitësin, sepse nuk ka faj kafsha e gjorë pse ti nuk e don librin, pse ti nuk e don artistin. Pse ti nuk e lexon shkrimin e as njërit dhe as tjetrit.

Flori: Do të ketë dhe një libër tjetër përveç këtij ‘Kopilanit’?

Lajçi: Të gjitha ngjarjet që më kanë ndodhur udhëve janë tek “Kopilani’ dhe i kam thënë vetës: nuk e di se çfarë ka më shumë Edit Durham në ato udhë -përshkrimet e veta sepse mua më ra të shëtisja të gjitha qytetet e Kosovës,  Tiranë, Shkodrën dhe Thethin.

Flavio: A ka në dorë një projekt Çun Lajçi?

Lajçi: Kam një projekt. Presim vitin e ardhshëm me startu xhirimet. Nuk janë role të mëdhaja dihet ajo sepse për ne pleqtë nuk shkruajnë më enkas siç shkruan Amerika. Al Paçino që është i të njejtës në moshë me mua për të shkruhet enkas roli, për ne shqiptarët nuk shkruajnë por ndonjë rol del, sa me thanë që po luajmë, por e kam gjetur veten në letërsi fatmirësisht.

Flavio:A keni ju një rol që do të donit ta sillni në ekran, një të shkruar një ekzistues? A do të kishit një rol ju që do të dëshironi ta luani?

Lajçi: E kam pasur ëndërr dhe e kam ëndërr por ëndrrën time e ka pas dhe Bekim Fehmiu. Ai kishte shumë qejf me lujt Dyl Mehmeti personazhin e 'Karvanit të bardhë' të Azem Shkrelit. Madje ka qënë një kohë të gjatë negociatat me Azemin derisa ishte gjallë me njëri tjetrin sepse Azemi ishte drejtoir i 'Kosova filmit'. Por ai  kërkonte që i gjithë stafi të jetë nga Italia dhe ishte e pamundur atë kohë për krahinën që ishim ne të mos ishte dhe Beogradi i involvumë brenda projekti dhe aty mori fund. E kam ëndërr me lujt se është një ndër personazhet ma tipike do të thoja të atij shqiptari që nuk i është dorëzuar kurrë shkaut, serbit dhe e ka varrin diku atje në në kufi me Malin e zi. Është persoanzh i jashtëzakonshëm dhe do më mbes peng nëse ndonjëherë nuk do e luaj. Dhe sigurisht nuk do ta luaj se nuk e di nëse e keni parë që këto të Beogradit bëjnë filma për Kosharen tani janë duke e bërë për Rejçakun janë munduar me i fshi gjurmët e krimit të tyre në këto masakra që i kanë bërë në Kosovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco