Më 11 dhjetor 1947 në Bukuresht, u nda nga jeta Asdreni, 75 vjeç

Më 11 dhjetor 1947 në Bukuresht, u nda nga jeta Asdreni, 75 vjeç

08:28, 11/12/2021
A+ Aa A-

Më 11 dhjetor 1947 në Bukuresht, u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare Aleksandër Stavre Drenova - Asdreni.

Një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, autor i Himnit të Flamurit. Ka qenë poet, publicist, patriot shqiptar. Më 1889 mërgoi drejt Rumanisë ku ka kryer punë të ndryshme.

Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Disa nga veprat e tij janë "Ëndrra e lotë", "Rreze dielli", "Burri i dheut", "Fisnikët e Shqipërisë", "Kambana e Krujës" etj.

Fondi personal i Asdrenit gjendet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave e cila ndau një autobiografi të shkurtër, të shkruar në Bukuresht, më 06 shkurt 1923 si dhe pasaportën e tij të lëshuar në vitin 1941.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco